Turqi/ Sherr masiv në Parlament, sulmohet ligjvënësi opozitar nga deputetët e Erdogan

16 Gusht, 18:50| Përditesimi: 16 Gusht, 18:55

  • Share

TURQI - Një përleshje masive ka ndodhur në parlamentin turk këtë të premte. Deputetët e partisë në pushtet të Erdogan sulmuan një prej ligjvënësve të opozitës.

Shkak është bërë kërkesa e opozitës turke që një deputet nga radhët e tyre të pranohet në Parlament. Ai është i burgosur me akuzën e pjesëmarrjes së protestave antiqeveritare në Turqi.

Pamjet video shfaqin deputetë të partisë në pushtet AKP që nxituan për të goditur me grusht Ahmet Sik në foltore dhe dhjetëra të tjerë të cilët u përfshinë në zënka.

Nëpër korridoret e Parlamentit turk pati edhe gjakderdhje. Deputeti i opozitës turke, Atalay u dënua me 18 vjet në 2022 pasi u akuzua për përpjekje për të përmbysur qeverinë duke dyshuar se organizoi protestat mbarëkombëtare në 2013.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?