Bota

Turqi/ Shpërthim në një fabrikë municionesh në provincën Balikesir, raportohet për 12 të vdekur dhe 3 të plagosur (VIDEO)

24 Dhjetor 2024, 07:59| Përditesimi: 24 Dhjetor 2024, 09:04

  • Share

TURQI - Një shpërthim në një fabrikë municionesh ka ndodhur mëngjesin e sotëm në provincën Balikesir të Turqisë. Guvernatori i Balikesirit, Ismail Ustauglu bëri të ditur se sipas informacioneve të para, nga shpërthimi që ndodhi në fabrikën në lagjen Karesi, kanë humbur jetën 12 persona dhe 3 janë plagosur.

Në zonë kanë mbërritur autoambulancat dhe makinat e policisë. 

Fabrika punëson 1000 punëtorë. Një pjesë e fabrikës duket se është shembur, ndërsa në momentin e shpërthimit në fabrikë kanë qenë 300 persona.

Balikesir ndodhet në rajonin Marmara të Turqisë. Sipas informacioneve të para nuk bëhet fjalë për sabotim apo sulm terrorist. 

 

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?