Pamje nga universiteti ku ndodhi sulmi

Bota

Turqi, sulm me armë në Universitet, katër persona të vrarë

5 Prill 2018, 15:05| Përditesimi: 5 Prill 2018, 16:10

  • Share

Të paktën katër të vrarë dhe tre të plagosur është bilanci nga një sulm i armatosur në Fakultetin Pedagogjik të Universitetit Osmangazi në qytetin turk Eskişehir, raporton Anadolu Agency (AA).

Informacionet të cilat i posedon gazetari i AA-së, flasin se asistenti në Fakultetin Pedagogjik, Dogukan B. je, tani për tani për motive të panjohura vrau katër kolegë të tij, të cilët ndodheshin në katin e tretë të godinës së universitetit.

Dogukan vrau zëvendës dekanin Mikail Yalcin, sekretarin e fakultetit Fatih Ozmutlu, profesorin Yasir Armagan dhe asistentin Sedrar Caglak. Sulmuesi është arrestuar, ndërsa tre të plagosurit janë transferuar në spital.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?