TURQI - Një sulm ka goditur selinë e kompanisë turke të hapësirës ajrore dhe mbrojtjes Tusas pasditen e sotme (23 tetor 2024), 50 kilometra larg kryeqytetit Ankara.
Nga sulmi mbetën të vdekur 5 persona, si dhe u plagosën 22 të tjerë. I pari që njoftoi për rastin ishte ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya, i cili e cilësoi një sulm terrorist.
Terroristët u neutralizuan pas disa orësh shkëmbimi zjarri me policinë, teksa strehoheshin në selinë e kompanisë turke të hapësirës ajrore dhe mbrojtjes.
Televizioni "HaberTurk" raportoi se fillimisht një terrorist, ende i paidentifikuar, kreu një sulm vetëvrasës, duke shpërthyer një bombë. Shpërthimi i fortë u ndoq nga sulme me armë zjarri.
Forcat e sigurisë, ambulancat dhe zjarrfikësit mbërritën me urgjëncë në vendngjarje, raportoi televizioni NTV, ndërsa punonjësit e kompanisë u zhvendosën në një zonë të sigurt, sipas HaberTurk.
Sipas "La Repubblica", në mesin e të evakuuarve ishin edhe 8 inxhinierë italianë të kompanisë italiane Leonardo, e cila është një grup global industrial në fushën e Hapësirës Ajrore, Mbrojtjes dhe Sigurisë.
Sulmi ndodhi ndërsa presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ishte në qytetin rus të Kazanit për të marrë pjesë në samitin vjetor të BRICS. Nga atje ai dënoi sulmin, dhe njoftoi numrin e viktimave dhe të plagosurve.
Departamenti Amerikan i Shtetit është duke “gjurmuar raportet” për sulmin, tha një zëdhënës për CNN.
Tusas prodhon si avionë për aviacionin civil, si Airbus, ashtu edhe F-16 të destinuar për aviacionin turk.
Edi Rama
Kryeministri EdI Rama ka reaguar lidhur me sulmin terrorist në Ankara pasditen e kësaj të mërkure,(24 tetor 2024) ku mbetën të vrarë 5 persona dhe u plagosën 22 të tjerë.
Përmes një psotimi në rrjetin social X, Rama dënon sulmin dhe shton se Republika Turke do të dalë më e fortë nga "sulmi frikacak" ndaj qytetarëve të saj.
“Jemi thellësisht të tronditur nga raportimet për viktimat dhe të plagosurit në Ankara.
Shqipëria qëndron krah Turqisë si dy kombe vëllazërore dhe aleate të NATO-s.
Dënojmë ashpër terrorizmin në të gjitha format e tij dhe jemi plotësisht të bindur se Republika e Turqisë do të dalë më e fortë nga ky akt i pabesë ndaj qytetarëve të saj të pafajshëm.”,- shkruan Rama.
We are deeply saddened by the reports of the dead and wounded in Ankaray
— Edi Rama (@ediramaal) October 23, 2024
Albania stands with Turkey as two brotherly nations and NATO allies.
We strongly condemn terrorism in all its forms and remain fully convinced that the Turkish Republic will emerge stronger from such a…
John Kirby
Ndërkohë që numri i viktimave ka arritur në 5 dhe i të plagosurve në 22, Këshilltari i Komunikimit për Sigurinë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, bëri një deklaratë në lidhje me sulmin terrorist në Turqi, në konferencën e tij të përditshme për shtyp.
Ndërsa shprehu solidaritetin me vendin turk, Kirby tha se “autoritetet turke kanë deklaruar se po hetojnë incidentin si një sulm të mundshëm terrorist. Ne ende nuk e dimë motivin e sulmit ose kush saktësisht ishte pas saj, por ne e dënojmë fuqishëm këtë akt dhune”.
Këshilltari amerikan shtoi se "në këto ditë të vështira" lutjet e tij janë me të prekurit nga sulmi, familjet e tyre dhe popullin turk.
Oliver Varhelyi
Komisioneri i Zgjerimit në Bashkimin Europian, Oliver Varhelyi, thotë se është tronditur nga lajmet për sulmin terrorist pranë Ankarasë në Turqi, ku mbetën të vdekur 5 persona dhe u plagosën 22 të tjerë, ndërsa terroristët raportohet të jenë neutralizuar.
Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Varhelyi shpreh ngushëllimet ndaj familjarëve të viktimave, ndërsa thekson se terrorizmi nuk ka vend në shoqëritë tona.
“I tronditur nga lajmet për sulmin e tmerrshëm terrorist në #Ankara . Terrorizmi nuk ka vend në shoqëritë tona. Mendimet e mia janë me familjet e viktimave dhe me popullin e Turqisë gjatë këtyre kohërave të vështira”,- shkruan Varhelyi.
Shocked by news about the terrible terrorist attack in #Ankara.
— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) October 23, 2024
Terrorism has no place in our societies.
My thoughts are with the families of the victims and the people of Türkiye during these trying times.
Mark Rutte
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka folur me presidentin Recep Tayyip Erdoğan, për sulmin terrorist në selinë e kompanisë turke të aviacionit (TUSAS) pranë Ankarasë.
Përmes rrjetit social “X”, Rutte dënon fuqishëm sulmin terrorist dhe thekson se NATO po monitoron nga afër çdo zhvillim lidhur me ngjarjen.
“Sapo fola me presidentin Recep Tayyip Erdoğan për sulmin terrorist në Ankara. Mesazhi im ishte i qartë: NATO qëndron me Turqinë”,-shkruan shefi i NATO-s.
I just spoke with w/ @RTErdogan about the terror attack in #Ankara. My message was clear: #NATO stands with #Türkiye
— Mark Rutte (@SecGenNATO) October 23, 2024
Recep Tayyip Erdoğan
Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan ndodhet në Kazan të Rusisë, në kuadër të samitit të BRICS, ndërsa një sulm terrorist ndodhi në Ankara, në selinë kompanisë turke të hapësirës ajrore dhe mbrojtjes,TSUS.
Nga Rusia, Erogan dënoi sulmin terrorist dhe njoftoi për 4 të vdekur dhe 14 të plagosur.
Gjithashtu, presidenti Vladimir Putin, i shprehu ngushëllimet homologut të tij turk, për viktimat e shkaktuar.
Edhe shefi i OKB-së, Antonio Guterres, dënoi “sulmin ndaj civilëve".
Ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya, ka njoftuar se janë neutralizuar 2 nga terroristët që sulmuan selinë e kompanisë turke të hapësirës ajrore dhe mbrojtjes,TSUS, më Ankara.
Ai bën me dije se nga sulmi terrositë kanë mbetur të vrarë 3 persona dhe 14 të plagosur.
YENİ BİLGİ-1
— Ali Yerlikaya (@AliYerlikaya) October 23, 2024
Türk Havacılık ve Uzay Sanayii AŞ. (TUSAŞ) Ankara Kahramankazan tesislerine yönelik terör saldırısında 2 terörist etkisiz hale getirilmiştir.
Saldırıda maalesef 3 şehidimiz, 14 yaralımız var.
Şehitlerimize Allah’tan rahmet; yaralılarımıza acil şifalar diliyorum.…
Sipas raportimeve të fundit të CNN Turk, autoritetet vendase janë të paqarta nëse ka pengje brenda selisë së kompanisë turke të hapësirës ajrore dhe mbrojtjes TSUS, ku një sulm terrorist ndodhi pasditen e sotme.
Megjithatë, forcat e sigurisë po operojnë me kujdes, duke marrë parasysh këtë mundësi.
Mediat raportojnë për 2 terroristë brenda godinës, të cilët refuzojnë të dorëzohen dhe qëllojnë drejt policisë turke.
Një nga terroristët që sulmoi selinë e kompanisë turke të hapësirës ajrore dhe mbrojtjes
Një sulm ka goditur selinë e kompanisë turke të hapësirës ajrore dhe mbrojtjes Tusas pasditen e sotme, 50 kilometra larg kryeqytetit Ankara. Pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë tregojnë momentet kur terroristët hynë në ndërtesë me armë në duar dhe çanta në shpinë. Në pamjet filmike shihet se një nga terroristët është një grua.
Yılmaz Tunç
Në deklaratën e tij të parë lidhur me sulmin terrorist në Ankara, ministri turk i Drejtësisë Yılmaz Tunç tha se “Ka nisur një hetim nga Kryeprokuroria Publike e Ankarasë në lidhje me sulmin terrorist të pabesë dhe janë emëruar 1 zv/kryeprokuror publik dhe 8 prokurorë publikë”..
Policia turke në vendngjarje pas sulmit
Ngjarja e rëndë e ndodhur sot në Ankara ka sjellë edhe reagimet e autoriteteve më të larta në Turqi.
Pas ministrit të Brendshëm, kanë dhënë reagimet e tyre edhe dy nga kryebashkiakët më të mëdhenj të vendit, i Ankarasë dhe i Stambollit.
Kryetari i Bashkisë Metropolitane të Ankarasë Mansur Yavaş u shpreh:
“Jam thellësisht i pikëlluar nga konflikti dhe sulmi terrorist që ndodhi në objektin e TAI-t në Ankara. Zoti i mëshiroftë dëshmorët tanë dhe i uroj shërim të shpejtë të plagosurve tanë. Ne dënojmë terrorizmin, ngushëllimet tona”.
Kurse Kryetari i Bashkisë Metropolitane të Stambollit Ekrem İmamoğlu u shpreh:
“Dënoj sulmin terrorist në objektet e Ankarasë Kahramankazan. Ne nuk jemi përkulur para terrorizmit, nuk do të përkulemi”.
Nuk munguan edhe reagimet e krerëve të partive më të mëdha në vend, që dënuan sulmin si terrorist. Zyra e Kryeprokurorit Publik të Ankarasë nisi një hetim për sulmin terrorist në kampusin Kahramankazan të TAI-t.
Në deklaratën e tij, Ministri i Punëve të Brendshme Ali Yerlikaya tha:
"Një sulm terrorist u krye kundër objekteve të Ankara Kahramankazan të Turkish Aerospace Industries Inc. (TAI). Fatkeqësisht, pas sulmit patëm dëshmorë dhe njerëz të plagosur. Zoti e mëshiroftë Për dëshmorët tanë dhe i uroj shërim të shpejtë për zhvillimet publike.
Në mediat turke publikohet video e momentit kur persona të armatosur ndodhen pranë një makine që ka shpërthyer.
Gjithashtu janë bërë publike dhe momenti kur ndodh shpërthimi.
Në vendngjarje janë nisur forcat e sigurisë, zjarrfikëset dhe ekipet mjekësore. U pretendua se konflikti ka vazhduar në objekt dhe ka pasur pengje.
Mësohet se një tjetër shpërthim ka ndodhur në objekt. U vu re se punonjësit ndodheshin në strehimoren në objekt.
Kur u dëgjuan shpërthime dhe të shtëna armësh në objektet e TAI-t në distriktin Kahramankazan të Ankarasë, forcat e sigurisë, zjarrfikësit dhe ekipet mjekësore u dërguan në zonë.