STAMBOLL- Arrestimi i kryetarit të Stambollit, Ekrem Imamoglu javën e kaluar ka nxitur protestat më të mëdha në vend në dekadën e fundit.
Bora Zukali kreu i shoqatës ‘Vatra’ në një intervistë për “Shqipëria Live’ në Report Tv tha se 46 persona janë arrestuar në Stamboll ndërsa 48 janë në detyrim me paraqitje dhe u është ndaluar dalja jashtë Turqisë.
E veçanta e këtyre protestave është se në sheshet e Stambollit kanë dalë shumë të rinj
“Ata që kanë dalë në protesta janë 18- 25 vjeçarë. Kjo ishte e papritur pasi mendonin se ishin breza të TikTok-ut dhe instagram. Të gjithë popullin e kanë habitur. Ata janë koordinuar dhe nuk ka vetëm protesta në Stamboll por në shumë qytete të Turqisë” tha ai.
Zukali tregon për Report Tv se studentët kanë bojkotuar dhe mësimin në Universitete
“Ka një koordinim të madh me rrjetet sociale apo aplikacione si DPM. Situata ndryshon orë pas ore. Universiteti i Stambollit dhe i Ankarasë kanë deklaruar se do të vijojnë të protestojnë. Protestat janë të qeta. Vetëm në disa raste është përdorur gaz lotsjellës’
Partia kryesore opozitare, Partia Republikane Popullore (CHP), ka bërë thirrje për protesta kundër vendimit të gjykatës për Imamoglun, duke e cilësuar vendimin si të politizuar dhe jodemokratik.
Qeveria mohon se hetimet janë të motivuara politikisht dhe thotë se gjykatat janë të pavarura. Imamoglu i ka hedhur poshtë akuzat me të cilat ngarkohet, duke i quajtur ato "akuza dhe shpifje të papërfytyrueshme" dhe ka bërë thirrje për protesta në mbarë vendin.
Unë kam lindur në Turqi dhe e ndjek situatën politike. Ekrem Imamoglu ka shumë mbështetje. Ndërkohë sheshi Taksim është mbyllur me hekura dhe nuk lejohet të protestojnë' thotë Zukali për Report Tv.
Sot në Turqi shënohet dita e katërt e protestës.
Komente

Ne Tirane flene! Akuzat e Imamoglut jane me te renda se ato te Velias! Po jetu pse nuk protestohet?!
Përgjigju