Bota

Turqia, 11 ditë në përballje me zjarret, 13 vatra ende aktive në 5 provinca

7 Gusht 2021, 10:01| Përditesimi: 7 Gusht 2021, 12:00

  • Share

Prej më shumë se 11 ditësh vazhdon lufta e Turqisë me zjarret, të clat kanë lënë të pastregë mijëra familje, kanë djegur mijëra banesë dhe hektarë pyje.

Nga e mërkura e javës së kaluar janë ndezur 222 vatra zjarri në 47 provinca, 209  nga të cilat janë vënë  nën kontroll.

Ministri i Bujqësisë dhe Pyjeve, Bekir Pakdemirli në një postim në Twitter ka shkruar: “Heronjtë e pyllit vazhdojnë me një vetëmohim të madh përpjekjet për të vënë nën kontroll 13 zjarre në 5 provinca. Në 10 ditët e fundit janë vënë nën kontroll 209 zjarre në pyje në 47 provinca të vendit.”

8 nga vatrat e zjarrit janë ende active në Muğla, 2 në Aydın dhe nga 1 në Burdur, Isparta dhe Karabük.

Në operacionet e shuarjes së zjarrev e janë përfshirë 18 avionë amfibë, 850 zjarrfikëse dhe autobote uji, 57 helikopterë, 150 ekskavatorë, 9 dronë dhe 5.250 punonjës të shërbimeve të specializuara.

Në Turqi, autoritetet evakuuan të premten banorët në gjashtë lagje pranë Mugla, Milas.  Gjatë ditës gjithashtu u evakuuan edhe banorët e dy lagjeve të tjera si masë paraprake, pasi një zjarr tjetër u përhap nga rajoni i Yatagan, në Mugla, në skaj të provincës fqinje të Aydin, më në veri.

Të paktën 36,000 njerëz u evakuuan në provincën Mugla, thanë zyrtarët. Përhapja e zjarreve pranë vendpushimit turistik të Marmaris, gjithashtu në Mugla, u vu në kontroll të  enjten, ndërsa të premten pasdite u vunë në kontroll dy zjarret kryesore në provincën fqinje Antalia.

Që nga fillimi I zjarreve në Turqi kanë humbur jetën 8 persona, ndërsa qindra janë plagosur. Në zonat në të cilat janë shuar tanimë flakët e zjarrit e gjitha çfarë ka mbetur është shkatërrim total he  shumë pak shpresë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?