Bota

Turqia arreston motrën e kreut të ISIS, Abu Bakr al Bagdadi, 'Minier ari' për inteligjencën turke

5 Nëntor 2019, 08:15| Përditesimi: 5 Nëntor 2019, 16:10

  • Share

Turqia njofton arrestimin e motrës al-Bagdadi

Turqia pretendon se ka kapur motrën më e madhe të liderit të ISIS-it të vrarë nga amerikanët, Abu Bakr al Bagdadi. Gruaja 65-vjeçare, e njohur me emrin Rasmiya Awad, për autoritetet turke është  "një minierë ari për inteligjencën" për shkak të informacioneve të shumta që ajo ka për ISIS.

Ndërkohë ofensiva e ushtrisë turke kundër ISIS vazhdon.

Dje ushtria e Ankarasë kapi 287 terroristë të ISIS, të cilët ikën nga burgu Ras al Ayn Sirian, pothuajse të gjithë të huaj.

Këtë e zbuloi zv.ministri i Brendshëm, Ismail Catakli: Ne kemi arrestuar 242 të huaj nga 19 kombësi të ndryshme dhe 45 terroristë turq. 'Të huajt janë në zonën e sigurt, nën kontrollin tonë në Siri. Vendet e origjinës janë informuar tashmë, "tha zv.ministri.

Turqia ka akuzuar militantët Ypg kurdo-sirian se kanë çliruar rreth 750 terroristë të ISIS-it nga burgu Ras al Ayn gjatë sulmit të fundit turk në verilindje të Sirisë.

Abu Bakr al Bagdadi dhe motra e tij Rasmiya Awad

Ora 13:24
Presidenti turk Erdogan ofertë SHBA: Këmbejmë motrën e Al Bagdadi me Fethullah Gulen

Fethullah Gulen 

Pas kapjes së motrës së liderit të ISIS Al Bagdadi,  Ankaraja i ka bërë një ofertë SHBA, të këmbejë motrën e liderit të ISIS me Fethullah Gulen, i cili konsiderohet nga Erdogan, organizatori i grushtit të dështuar të shtetit në Turqi, në vitin 2016.

Presidenti turk tha se "Fethullah Gulen është po aq i rëndësishëm për Turqinë sa udhëheqësi i Isis, Abu Bakr al Bagdadi, ishte për Shtetet e Bashkuara".

Dhe duke hequr vija paralele midis predikuesit, sot armiku numër një i Ankarasë, dhe themeluesit të Kalifatit që kreu vetëvrasje në sulmin e fundit amerikan në veri të Sirisë, presidenti turk i kërkon Uashingtonit diçka që Donald Trump nuk mund ta shmangë.

 

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?