Foto e shkrepur në Stamboll, më 2 gusht, logon e Instagram në një telefon

Turqia bllokon Instagramin, por s’tregon arsyen

2 Gusht, 13:27| Përditesimi: 2 Gusht, 13:35

  • Share

Turqia ka bllokuar aksesin në rrjetin social Instagram në territorin e saj, pa dhënë arsye konkrete ose sqarim se sa do të zgjasë ky vendim.

Vendimi u njoftua nga Autoriteti Turk i Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit, ndërsa masa vjen pas komenteve drejtorit të Komunikimit Fahrettin Altun, i cili kritikoi aplikacionin për bllokimin e postimeve lidhur me liderin e Hamasit, Ismil Haniyeh, që u vra nga forcat izraelite në Iran.

“Kjo është thjesht censurë”, tha Altun, drejtor për komunikim në Presidencën e Turqisë, duke thënë se Instagrami nuk kishte përmendur ndonjë shkelje në rregullat e saj kur e kishte marrë atë vendim.

Deri më tani, kompania mëmë e Instagram, Meta, nuk ka dhënë asnjë koment lidhur me vendimin e Turqisë.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?