Emigrantët sirianë dhe afganë presin pasi kapen nga policia turke

Turqia dëbon nga territori i saj 325 shtetas afganë

10 Nëntor, 16:06| Përditesimi: 10 Nëntor, 16:09

  • Share

Autoritetet turke kanë dëbuar 325 emigrantë afganë në dy ditët e fundit, njoftoi të dielën (10 Nëntor 2024)  Ministria talibane për Riatdhesim dhe Refugjatë.

Sipas kësaj ministrie, Organizata Ndërkombëtare për Emigrantë do të ofrojë nga 150 euro për secilin emigrantë të dëbuar.

Sipas REL, në muajt e fundit, Turqia ka shpeshtuar bastisjet për arrestimin dhe dëbimin e afganëve, shumica e të cilëve janë pa dokumente.

Rreth 600 shtetas afganë u ndaluan nga policia gjatë bastisjeve në Stamboll në shtator dhe u dërguan në qendra ndalimi.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?