Xhamia e Namazgjasë

Turqia emëron imamin turk në krye të Xhamisë së Namazgjasë

7 Tetor, 17:41| Përditesimi: 7 Tetor, 17:47

  • Share

Xhamia e Namazgjasë në Tiranë tanimë ka një drejtues. Ministria e Çështjeve Fetare në Turqi ka caktuar Imamin e Xhamisë së Namazgjasë

Ka qenë vetë Imami turk Enes Bastur i cili ka bërë me dije këtë lajm. Përmes një reagimi në rrjetet sociale ai ka njoftuar se i është besuar drejtimi Xhamisë Qendrore Namazgja në Tiranë.

“Të dashur miq me udhëzimet e Drejtorisë tonë të çështjeve Fetare më caktuan te faltorja e madhe e Xhamisë qendrore Namazgja në Tiranë”, shkruan ai.

Pavarësisht se ai thotë se është emëruar imam i Xhamisë së Namazgjasë, deri më tani nuk ka një reagim zyrtar.

Madje, edhe nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë nuk ka asnjë lajm për hapjen e Xhamisë dhe për më tepër emërimin e imamit turk në krye të saj.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tironsi: 08/10/2024 12:35

    KA LEZET TURKO-MONGOL...

    Përgjigju
  • Arbeni: 08/10/2024 12:35

    Për fenë ortodokse kemi janullaqin ardhur nga sillogjet antishqiptare,për atë katolike kemi një pipino,kështu që nuk duhej të mungonte edhe një turçeli për fenë myslymane.Sa turp!

    Përgjigju
  • Eldi: 08/10/2024 10:17

    Sa turp e qelbet fare

    Përgjigju
  • islam spahija: 08/10/2024 10:08

    in nshaAll-llah di shqip imomi ri,

    Përgjigju
  • Iris: 08/10/2024 02:25

    U mbaruan imamet shqiptare,apo ky ishte pazari i Erdoganit,hapja e xhamise me kusht imamin t'a kete turk,jo pjese e KMSH qe kontrollohet nga fetoistet?!

    Përgjigju
  • Arbnor: 08/10/2024 02:16

    Turp i madh. U kthyet para 1840 ku akoma nuk kishte hedhur hapat Rilindja. 180 vite u munduan stergjysherit e prinderit tuaj te shkeputen prej Turqinise, varri i shqiptarise

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?