Mevlut Cavusoglu

‘Turqia është mik i mirë, por armik tragjik’, ministri i Jashtëm turk kërcënon ashpër Greqinë

12 Shtator 2022, 14:20| Përditesimi: 12 Shtator 2022, 14:23

  • Share

1662985300_mevlutcavusoglu1365.jpg

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, bëri kërcënime të drejtpërdrejta kundër Greqisë, duke ndezur kështu akoma edhe më shumë tensionet e kohëve të fundit, të hënën në mëngjes.

“Edhe pse themi se duhet të respektohen të drejtat e fqinjëve në të dy anët e Egjeut, grekët vazhdojnë ‘të kruhen’. Nëse filloni një aventurë në emër të të tjerëve, do të vuani pasojat siç ka ndodhur në të kaluarën. Ky është një paralajmërim për Greqinë”, tha ministri i Jashtëm turk.

Gjatë një deklarate në një aktivitet në provincën e Haimanës, Cavusoglu vijoi me të njëjtin ton sfidues, duke u shprehur: “951 vjet më parë me betejën e Mazikert, ne e bëmë Anadollin atdheun tonë. Kjo është fryma që mbrojti atdheun për 100 vjet, e njëjta frymë vlen edhe sot. Kështu që mblidhni zgjuarsinë tuaj, mblidheni veten. Ne i drejtohemi kryesisht Greqisë. Mos u bëni instrumente të të tjerëve, mos vazhdoni sfidat. Sepse miqësia e Turqisë është e mirë, por armiqësia e saj është tragjike”.

“Mbajeni parasysh këtë”, përfundoi Mevlut Cavusoglu.

Kjo është deklarata e parë publike e një zyrtari turk pas mesazheve që Kyriakos Mitsotakis dërgoi në Turqi gjatë pranisë së tij në TIF gjatë fundjavës. Kyriakos Mitsotakis i quajti "të papranueshme" deklaratat e fundit të Rexhep Tajip Erdogan, duke shtuar se "agresioni i vazhdueshëm i të gjithë establishmentit politik turk është jashtëzakonisht problematik".


Lajmi kryesor:

Tension në ujërat detare mes Turqisë dhe Greqisë! Anija turke qëllohet pas refuzimit të kontrollit! Turqia: U qëllua në ujërat ndërkombëtare


D.GJ/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?