Turqia 'furnitori' kryesor i Shqipërisë, 2.9 mld euro importe në 6 vite, eksportet në minimum! Shqipëria blen materiale ndërtimi e veshje dhe shet ushqime e duhan

18 Janar 2022, 13:45| Përditesimi: 18 Janar 2022, 14:36

  • Share

Forcimi i marrëdhënieve ekonomiko-politike, është në fokus të takimeve zyrtare që po zhvillohen mes Shqipërisë e Turqisë. Në aspektin ekonomik, Turqia po ngjit me shpejtësi shkallët e partnerëve strategjik të vendit, pasi është e 5 në botë për investimet në Shqipëri ndërkohë që renditet në vend të 2 pas Italisë për nivelin e lartë të importeve.

Sipas të dhënave të INSTAT, Turqia furnizon Shqipërinë kryesisht me materiale ndërtimi, veshje dhe këpucë, produkte kimike apo pjesë këmbimi. Krejt e kundërta ndodh me Shqipërinë, e cila ka eksporte minimale dhe më tregton drejt Turqisë, ushqime, pije dhe duhan.

Konkretisht nga viti 2016 deri në fund të 2021-shi, kemi blerë nga Turqia mallra me vlerë 2,9 miliardë euro dhe nga ana tjetër i kemi shitur shtetit aleat vetëm 143 milionë euro. Mbi këto të dhëna, defici tregtar është i thellë, pasi Shqipëria shet 2.7 miliardë euro më pak se sa blen nga Turqia.

Ndërsa vetëm në vitin e kaluar kur ishte edhe kulmi i tregtisë, kemi importuar nga Turqia mbi 700 milionë euro mallra, dhe kemi eksportuar drejt saj 43,2 milionë euro.

Në vitin e kaluar vendi ynë ka blerë nga Turqia 188,5 milionë euro materiale ndërtimi, ndjekur nga veshjet e këpucët me 158,4 milionë euro, për të vijuar më pas me makineritë dhe produktet kimike me 182,6 milionë euro në total.

Ndërsa gjatë vitit 2021 Shqipëria eksportoi drejt Turqisë më shumë materiale ndërtimi në vlerën e 32,7 milionë euro, ndjekur nga ushqime, pije dhe duhan rreth 5,8 milionë euro.

 

TREGTIA E MALLRAVE ME TURQINË VITI 2021

Ushqim, pije duhan

Import  6,860,934,367 lekë

Eksport 719,942,630 lekë

Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike

Importe 4,790,204,124 lekë

Eksporte 11,964,973 lekë

Produkte kimike dhe plastike

Importe 11,111,723,455 lekë

Eksportet 83,079,089 lekë

Lëkure dhe artikuj prej lëkure

Importe 444,118,441 lekë

Eksporte 11,310,733 lekë

Prodhime druri dhe letre

Importet 4,286,694,869 lekë

Eksporte 52,629,622 lekë

Tekstile dhe këpucë

Importe 19,397,142,038 lekë

Eksporte 41,501,390 lekë

Materiale ndërtimi dhe metale

Importe 23,085,833,308 lekë

Eksportet 4,005,685,328 lekë

Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi

Importe 11,253,860,181 lekë

Eksporti 162,702,186 lekë

 

TREGTIA SHQIPËRI-TURQI për vitin 2021

Import                 703,3 mln euro

Eksporte              43,2 mln euro

Deficiti tregtar      -660 mln euro

 

TREGTIA E MALLRAVE SHQIPËRI-TURQI

Importe 2016-2021           2,911mld euro

Eksporte 2016-2021         143 mln euro

Deficiti                                -2,768 mld euro

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?