Bota

Turqia kërcënon SHBA, do blejmë avionë F-35 nga burime të tjera

22 Korrik 2019, 11:48| Përditesimi: 22 Korrik 2019, 12:08

  • Share

Pas deklaratës së fortë të Ministrit të Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu se "Nëse SHBA na përjashtojnë nga programi për blerjen e avionëve F-35, Turqia mund t'i plotësojë nevojat e saj nga burime të tjera, duke pritur të prodhojë avionët e saj", i dërguari i posaçëm i SHBA për Sirinë dhe koalicionin anti-ISIS, Xhejms Xhefri, ka mbërritur sot në Ankara për bisedime me autoritetet turke.

Fokusi i bisedimeve do të jetë situata në Siri dhe programi luftarak amerikan F-35.

Në lidhje me situatën në Siri, Rexhep Tajip Erdogan vazhdon të këmbëngulë kundër mbështetjes së SHBA ndaj kurdëve në veri dhe për krijimin e një zone tampon.

Sipas burimeve lokale, azhenda e të dërguarit të Donald Trump do të jetë e vështirë dhe ai do të ketë gjithashtu një betejë të ashpër lidhur me programin luftarak amerikan F-35, nga i cili Turqia sapo është përjashtuar pas blerjes nga Ankaraja të sistemit raketor rus S- 400.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?