Ambasadori i Izraelit në Ankara, Eitan Naeh

Bota

Turqia kërkon largimin e ambasadorit të Izraelit në Ankara

15 Maj 2018, 17:21| Përditesimi: 15 Maj 2018, 17:24

  • Share

Ankaraja zyrtare ka kërkuar nga ambasadori i Izraelit në Ankara, Eitan Naeh që përkohësisht të braktisë vendin. Sipas agjencisë së lajmeve Anadolu, Ministria e Jashtme e Turqisë ka njoftuar ambasadorin izraelit, Eitan Na-eh, se do të ishte mirë për të që të kthehej në vendin e tij për disa kohë.

Kjo ministri ka larguar ambasadorin në fjale në shenjë proteste për përdorimin e dhunës nga forcat izraelite kundrejt palestinezëve, dhe vendimin e SHBA-ve për të zhvendosur ambasadën e tyre në Jerusalem. Turqia gjithashtu sot ka tërhequr ambasadorët e saj nga SHBA-ja dhe Izraeli.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?