TURQI-Ankaraja nuk e priti mirë kërkesën e ndërkombëtarëve për lirimin e një lideri të shoqërisë civile, ndaj pasi ka thirrur për shpjegime ambasadorët e 10 vendeve perëndimore, përfshirë atë të Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara, ka vendosur t'i shpallë “Persona non grata”.
Do të shpallen si persona të padëshiruar 10 ambasadorët perëndimorë në Turqi, të Shteteve të Bashkuara, Francës, Gjermanisë, Kanadasë, Finlandës, Danimarkës, Holandës, Zelandës së Re, Norvegjisë dhe Suedisë. Lajmin e ka bërë me dije vetë presidenti turk Erdogan.
Ata kishin nënshkruar apelin për lirimin e filantropistit anti-Erdogan Osman Kavala, i arrestuar prej mbi 4 vitesh. Filantropi dhe aktivisti i lindur në Paris, Osman Kavala, 64 vjeç, po mbahet në paraburgim që nga viti 2017 dhe rasti i tij është kthyer në një tjetër arsye për tensione mes Turqisë dhe Perëndimit.
Kavala përballet me një sërë akuzash të lidhura me protestat anti-qeveritare të vitit 2013 dhe një grusht shteti të dështuar ushtarak në vitin 2016, të cilat ai vetë i mohon me forcë.
Grupet e të drejtave të njeriut dhe disa qeveri perëndimore e konsiderojnë ndalimin e tij si një simbol të shtypjes që presidenti turk, Reccep Tayip Erdogan i bën kundërshtarëve.
Përmes deklaratës që acaroi Ankaranë, Kanadaja, Danimarka, Finlanda, Franca, Gjermania, Holanda, Zelanda e Re, Norvegjia, Suedia dhe SHBA-ja bënë thirrje për një “zgjidhje të drejtë dhe të shpejtë të çështjes së tij”.
Pas shpalljes ‘Non Grata’ të 10 vendeve perëndimore përfshirë edhe superfuqi globale si SHBA në media qarkullon një deklartë e Erdogan në shesh, mes turmës e cila brohoret për aktin e guximshëm të liderit të tyre.
Nuk është hera e parë që udhëheqësi i Turqisë Erdogan i del kundër perëndimit, herë-herë madje pa etikë, ama kjo është hera e parë që perëndimi merr një goditje kaq të thellë dhe të pakontrolluar.
Erdogan, ndërhyjen e perëndimit në Turqi e gjykon si një akt të turpshëm dhe është kategorikisht kundër zbatimit të urdhërave nga të jashtmit.
‘Ata shkojnë të flenë duke menduar për Kavala dhe zgjohen duke menduar po për Kavalanë. Burri me emrin Kavala na qënka lidhja e Truqisë me Sorosin! 10 ambasadorë erdhën nga Ministria e Jashtme për të. Çfarë paturpësie! Ju nuk mund të guxoni të hyni përmes Ministrisë së Jashtme në Turqi dhe të jepni urdhëra këtu. Unë i dhashë urdhërin e duhur ministrit të jashtëm se çfarë duhej bërë, ajo që duhet bërë është t’i shpallim ‘Non Grata’ me urgjencë! Kjo gjë do të zgjidhet menjëherë. Çfarë e dini veten? Kjo është Turqia, nuk është fis, është Turqia e lavdishme!’, deklaroi Erdogan ndërsa turma e mbështeste me flamujt turk.
Kush është Osman Kavala?
Osman Kavala biznesmen turk, aktivist, filantrop dhe i burgosur politik i cili ka bërë fushatë për lirinë e fjalës dhe demokracinë. Presidenti Erdogan thotë se ka mbështetur protestat e Gezi në Turqi në vitin 2013. Ai beson se ato protesta kishin për qëllim rrëzimin e tij dhe qeverisë së tij. Kjo është arsyeja pse ai beson se të gjitha thirrjet për lirimin e Kavala po synojnë drejtpërdrejt veten e tij. Prandaj reagimi i tij është i ashpër.
°Amerika tiger prej letre° ,ishte nje parulle e famshme demagogjike.Nje demagogji e tille ka perfshire udheheqjen Turke.Koha do e tregoje.
PërgjigjuKe bere aq mire qe jua theve turinjte ketyre qe mendojne se mund te bejne cfare te duan me popujt e botes , jane mesuar me vende si Shqipëria ata arrogantet e felliqur po do tu mblidhet per koke nje dite te gjitha poslleqet qe kane bere
PërgjigjuMire ja ben o Erdogan ketyre Sorrosianeve te qelbur. Hajde dhe tek ne e hiqi te lutem keta perbindesha qe po na i kthejne femijet ne transeksuale e po kerkojne zhdukjen e prinderve. Zhduki keta Europiane Sataniste perbindesha. U be Hollandezi te na shesi dengla. Shko mor pirdhu me gjithe Europe, keta Hollandeze qe i dhane fuqi Serbise te vriste e te priste ne Srebenice e te perdhunonte cte deshte ne Ballkan.
PërgjigjuMendja e madhe e keqja e te zoit. U rrezofsh sa me shpejt erdo.
Përgjigju