Konflikti Azerbajxhan-Armeni/ Turqia mohon se ka dërguar luftëtarë sirianë në Nagorno Karabak

29 Shtator 2020, 20:41| Përditesimi: 29 Shtator 2020, 20:46

  • Share

Turqia sot mohoi raportet se kishte dërguar luftëtarë sirianë për të ndihmuar aleatin e saj, Azerbajxhanin, për të luftuar forcat armene në rajonin e Nagorno-Karabakut, duke thënë se pohimet ishin pjesë e përpjekjeve të Armenisë për të krijuar "propagandë të errët" për Turqinë.

Të hënën, ambasadori armen në Rusi tha se Turqia kishte dërguar rreth 4.000 luftëtarë nga Siria veriore - e kontrolluar nga Turqia - në Azerbajxhan dhe se ata ishin të përfshirë në luftime.

Dy luftëtarë sirianë gjithashtu i thanë agjencisë Reuters se Ankaraja po dërgonte luftëtarë nga grupet rebele të Sirisë veriore për të mbështetur Azerbajxhanin.

Dhjetëra persona janë raportuar të vrarë dhe qindra të plagosur që kur përleshjet midis forcave azere dhe armene shpërthyen të dielën në luftimet më të ashpra që nga vitet 1990. Të martën, Armenia akuzoi Turqinë për rrëzimin e një aeroplani luftarak armen. Por, Ankaraja ka mohuar pretendimet.

"Pretendimi se Turqia rrëzoi një aeroplan lufte nuk është i vërtetë, kjo është një gënjeshtër. Siç është pretendimi se Turqia dërgoi xhihadistë atje", tha Omer Çelik një zyrtar i partisë në pushtet të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.

Turqia ka premtuar mbështetje të plotë për Azerbajxhanin dhe ka akuzuar Armeninë për pushtimin e tokave azere në rajonin e Nagorno Karabakut, i cili ndodhet brenda Azerbajxhanit, por udhëhiqet nga armenët etnikë me mbështetjen e Jerevanit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?