Charter në Rinas duke marrë të infektuar me COVID për mjekim të specializuar jashtë Shqipërisë

Turqia ndalon charter-at spitalorë për kurim nga COVID-19: Po zihen kapacitet e spitaleve që duhen për turqit...nga vendimi preket dhe Shqipëria

22 Nëntor 2020, 18:08| Përditesimi: 22 Nëntor 2020, 18:45

  • Share

TIRANË- Turqia ndalon udhëtimin me charter të pacientëve me COVID-19 që shkojnë për kurim në spitalet turke. Një vendim i tillë është marrë nga Ministria e Shëndetësisë, teksa nuk jep një afat, por thotë që urdhrit mbetet në fuqi deri kur të jepet një njoftim i dytë. Shkak është bërë ezaurimi i kapaciteteve spitalore në Turqi për shkak të numrit të lartë të pacientëve të shtruar në spitale. Në vendim theksohet se asnjë i sëmurë i huaj nuk do të pranohet, pavarësisht kombësisë.

"Sjellja e pacientëve pozitiv me COVID-19 në vendin tonë me aeroplan privat është e ndaluar deri në një urdhër të dytë. Në rast mosrepsektimi të këtij urdhri do të vendosen sanksione përkatëse", thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Aviacionit Civil.

Në ditën e fundit janë regjistruar deri në 5-6 fluturime në ditë të pacientëve pozitiv me COVID që shkonin për kurim në Turqi. Kostoja e kurimit në këto spitale shkon në disa mijëra euro, që nis që nga avioni charter deri te kurimi ditor që përcaktohet nga gjendja shëndetësore e pacientit. Autoriteti i Aviacionit Civil në Turqi aplikonte një tarifë prej 18 mijë deri në 22 mijë dollarë për transportin e pacientëve në varësi nga distanca. Një vendim i tillë prek edhe shqiptarët. Turqia ka qenë 'destinacioni' i shumë VIP-ave të cilët kanë rezultuar pozitiv me COVID. Referuar shifrave të dhëna nga gazetari shqiptar, Marjon Gorica në një lidhje për Report Tv, rreth 50 shqiptarë të ardhur nga Shqipëria dhe Kosova janë të shtruar në spitalet e Turqisë, megjithatë mendohet që kjo shifër të jetë më e lartë. 

Charter në Rinas duke marrë të infektuar me COVID për mjekim të specializuar jashtë Shqipërisë

Turqia është një nga vendet ku një pjesë e mirë e pacientëve në gjendje të rënduar dërgohen për një trajtim mjekësor të specializuar. Aktualisht në Turqi ndodhet deputeti Andi Përmeti, më herët ka qenë shefi i ORL tek spitali Francez Besim Boçi, myftiu i Shkodrës Muhamed Sytari. Gjithashtu ka qenë deputeti i Enver Roshi, ndërkohë që pjesë e listës janë edhe një numër i konsiderueshëm biznesmenësh.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Habia: 22/11/2020 20:39

    ......ne jemi me mire se Italia, Gjermania, Franca. Pse ikin ne Turqi këta?! Apo ja fut po*dhës kot kryeministri? Si thoni ju sufllaqexhinjtë e Lali fikut?

    Përgjigju
  • Alb: 22/11/2020 20:00

    I shkoj jeta popullite shqiptare ne dore te turkute, si nuk u bame shtet me seder e me pergjithesi.

    Përgjigju
    • Une: 23/11/2020 01:07

      O loqe kur e shikon fundin afer edhe kur ke mundesi ekonomike nuk e vret shum mendjen per seder edhe per pergjegjesi po ishalla nuk peson vete thuaj

    • Poli: 23/11/2020 00:08

      Ti Kanis te palikari

  • Thirrini mendjes!: 22/11/2020 19:36

    Dimri sa ka filluar eshte i gjate akoma. Vaksina ende nuk ka, pavaresisht njoftimeve, po edhe kur te kete po nuk u vaksinuan te gjithe nuk pijne shume uje dhe sa te ndodhi kjo da kaloje edhe gjithe 2021-shi. Deri sa te dilet nga emergjenca kemi vetem nje arme: distancim - maska - higjene! Nga te gjithe, kudo e kurdo! Me shume keqardhje shikojme se ndergjegjesimi tek ne eshte pertoke, shume me keq se vendet rreth nesh, nuk jemi as ne nivelet e parardhesve tane gjate shekujve qe ja dinin rrezikun ketyre semundjeve dhe kur ju qellonte fati i zi tju binin per hise nuk hezitonin te braktisnin shtepite e fshatrat, ne perpjekje per te shpetuar gjene me te cmuar, jeten!

    Përgjigju
    • Tamon: 22/11/2020 21:25

      Un them që ti helmojm gjith të infektuarit me covid që mos të përhapin më asgjë. Sapo të dali ndonjë pozitiv tëëëk helmin dhe shpëtojmë nga covidiiiii. Duhet të respektojmë distancën nga shkolla, nga librat. Mbani distancë nga llogjika, mos bini pre e llogjikës.

    • Ardi: 22/11/2020 20:35

      E saktë, e thua po kujt ja thua, po pordhë në lokalet e bllokut kush do shesi? Pastaj qajnë e quraviten se fajin jua ka shteti në cdo gjë.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?