Turqia, në fundjavë 10 milion vaksina kineze

22 Janar 2021, 15:07| Përditesimi: 22 Janar 2021, 15:09

  • Share

Presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan tha sot se Kina ka miratuar marrjen e një grupi të dytë të vaksinës CoronaVac dhe se 10 milion doza mund të arrijnë në Turqi këtë fundjavë.

Turqia tashmë ka marrë tre milion doza të vaksinës, të prodhuar nga Sinovac Biotech dhe deri më tani ka vaksinuar më shumë se 1.170 milion njerëz, kryesisht punonjës të kujdesit shëndetësor dhe të moshuar.

“Grupi i dytë u miratua në Kinë,” u tha Erdogan gazetarëve në Stamboll. “Ka shumë të ngjarë që ai të vijë deri në fund të kësaj jave. Ne jemi duke pritur që të vijnë 10 milion. ”

Rreth 600,000 njerëz u vaksinuan në dy ditë kur filloi procedura rreth një javë më parë, por më pas shkalla e vaksinimeve u ngadalësua., mes të cilëve është edhe presidenti i vendit. 

Doza e dytë do të administrohet 28 ditë pas së parës. Ata që janë shëruar nga COVID-19 nuk do të vaksinohen në katër deri në gjashtë muaj pas shërimit të tyre.

Ndërsa infeksionet vazhdojnë të bien  në Turqi pas valës së dytë të pandemisë, Rexhep Tayyip Erdogan u tha gazetarëve pas lutjeve të së Premtes në Stamboll se në takimin e  ardhshëm të kabinetit do të vlerësonte nëse do të hapnin ose jo restorantet. Sidoqoftë, Erdogan shtoi se kishte ende shqetësime për një lëvizje të tillë, duke nënvizuar se ata nuk do të rrezikonin përparimin e bërë me masat aktuale COVID-19.

Në Turqi janë shënuar 24,640 viktima dhe mbi 2.41 milion raste janë të konfirmuara. Vaksinimet masive filluan në Turqi javën e kaluar pasi grupi i parë i 3 milion dozave të vaksinave të zhvilluara nga Sinovac Biotech i Kinës mbërriti në Turqi në 30 Dhjetor.

Deri më tani, mbi 1 milion njerëz, përfshirë edhe punonjës të kujdesit shëndetësor janë vaksinuar kundër virusit në të gjithë vendin që nga fillimi i fushatës më 14 janar.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?