Turqia mban vendin e parë nga volume i shpenzimeve për individ. Destinacione të tjera dhe Italia, Franca, Kroacia, Egjipti'. shqiptarët nuk preferojnë pushime brenda vendit. shqiptarët shpenzojnë fundjavën për të pushuar brenda vendit”
Tur-operatori, Besnik Vathi rrëzon mitin se në Shqipëri pushimet janë më të shtrenjta se jashtë.
Çmimet janë njësoj për të huaj dhe vendas. Të huajt i kanë marrë me kontratat që në tetor, janë lidhur kontratat, klientët e huaj kanë paguar tashmë dhe dhomat e fundit natyrshëm do t’i gjejnë të shtrenjta. shqiptarët brenda vendit nuk prenotojnë para, por kujtohen në momentet e fundit dhe nuk do ta gjejë me aq lirë.
'Charterat për pushimet e verës kanë filluar që në muajin maj për fluturime drejt Antalyas dhe fluturimet me charhter janë drejt Turqisë në Antalya në Bordum, edhe në destinacione të tjera si në Greqi, ka më shumë në numër, ndërsa shpenzimet janë të më ulëta sepse shkohet më lehtë dhe hotelet janë më ekonomike. Pastaj kemi edhe destinacione në Itali, Francë, por Turqia mban vendin e parë. Shqiptarët pushimet nuk preferojnë ti bëjnë brenda Shqipërisë, por nga një vend ndryshe nga ai ku janë rezident për të shijuar edhe një udhëtim jashtë vendit', tha ai.
Sipas Institutit të Statistikave, shqiptarët gjatë 2024 kanë udhëtuar më shumë se kurrë më parë, mbi 4.4 milion udhëtime brenda dhe jashtë vendit. 97.7% e këtyre udhëtimeve janë për qëllime personale ku kryeson Italia, më pas Greqia, Gjermania, Anglia dhe Turqia.
Ndërsa brenda vendit Tirana, Vlora dhe Korça. Muajt kur shqiptarët udhëtojnë janë gushti dhe dhjetori. Por edhe qershori dhe korriku janë muaj që kanë shënuar numër të lartë të udhëtimeve.
Komente
