Turqia paralajmëron Greqinë të mos përshkallëzojë tensionet në det, kërkon dialog

25 Gusht 2020, 19:51| Përditesimi: 25 Gusht 2020, 19:54

  • Share

Turqia paralajmëroi Greqinë që të mos përshkallëzojë tensionet në Mesdheun lindor ose nuk do të hezitojë të bëjë "atë që është e nevojshme", megjithëse tha se dëshiron ta zgjidhë çështjen përmes dialogut dhe diplomacisë.

Duke folur në një konferencë shtypi me homologun e tij gjerman Heiko Maas në Ankara, Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu tha se çdo dialog nuk duhet të përfshijë parakushtet Greke. "Ne do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme pa hezitim," tha ai.

Gjermania ka kërkuar dialog dhe marrëveshje, duke paralajmëruar që nëse do të silleshin ndryshe Ankaraja dhe Athina të rrezikonin një përplasje ushtarake, shkruan Reuters.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?