Miratimi i draftit për zgjerimin e kufirit detar të Greqisë në detin Jon, nga 6 deri në 12 milje, në detin Jon, ka ngjallur reagime të shumta në mediat turke. Gjatë seancës parlamentare Deklaratat e ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, tha se Greqia ka të drejtën të zgjerohet me 12 milje në jug dhe lindje të Kretës duke hapur mundësinë e zgjerimit edhe në detin Egje, por një gjë e tillë nuk është pritur mirë nga Turqia.
Ankaraja e konsideron vijë të kuqe zgjerimin në detin Egje pasi në fakt kjo është edhe zona ku kohët e fundit dy shtetet kanë pasur përplasje të mëdha.
“Skandaloze” dhe “provokuese”. Kështu janë hapur mediat turke ditën e sotme duke iu referuar deklaratave të Dendias dhe madje kishte edhe nga ato të cilat sollën ndërmendet skenarë lufte nëse një gjë e tillë ndodh.
“Qasje provokative e Greqisë. Turqia të kujton “casus belli””, shkruan Milliyet apo edhe “Vendimi i Greqisë fillon një luftë”, shkruan gazetar Yeniçağ.
Ndërkohë Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Hami Aksoy, dha një përgjigje me shkrim në pyetjen në lidhje me rritjen e Greqisë në gjerësinë e ujërave të saj territoriale në 12 milje detare në Detin Jon dhe deklaratat e Dendias.
Aksoy, "pretendimet e Greqisë për të rritur ujërat e saj territoriale në 12 milje detare në Detin Jon përfundojnë në jug të Peloponezit dhe nuk prekin Detin Egje në asnjë mënyrë."
Nikos Dendias theksoi në parlament ditën e martë se ujërat territorialë janë një çështje që nuk negociohet me një njeri. Mirëpo në vitin 1995 Asambleje Kombëtare Turke paralajmëroi unanimisht Greqinë me një “casus belli” nëse Greqia zgjerohet me 12 milje në detin Egje do të mund të niste një konflikt ushtarak.
Të dyja palët do të takohen më 25 Janar në Stamboll, me ndërmjetësimin e kryeministrit shqiptar Edi Rama.
Mediat greke që në momentet kur qeveria greke mori vendimin për zgjerimin në detin Jon, e ka përceptuar atë si një mesazh për Ankaranë, për zgjerimin e mundshëm edhe në Egje.