Bota

Turqia regjistron temperaturë rekord, termometri shënon 49.5 gradë Celsius

16 Gusht 2023, 16:50| Përditesimi: 16 Gusht 2023, 16:53

  • Share

Turqia ka thyer rekord duke regjistruar temperaturën prej 49.5 gradësh Celsius, teksa ekspertët kanë paralajmëruar se trendi i valës së të nxehtit në Mesdhe do të vazhdojë deri në vitet 2040.

Temperatura rekord është regjistruar të martën në provincën Eskishehwr, ka thënë ministri turk i Ambientit, Mehmet Ozhaseki në rrjetin social X, të njohur më parë si Twitter.

Sipas tij, rekordi paraprak është regjistruar më 2021, ku ishte 49.1 gradë Celsius, raportojnë mediat e huaja.

Shërbimi Kombëtar i Motit ka paralajmëruar të mërkurën se vala e të nxehtit do të vazhdojë t’i rrisë temperaturat normale të sezonit për 11 gradë.

Arsyeja kryesore mbrapa kësaj vale besohet se qëndron tek ndryshimet klimatike, ka thënë Baris Onol, profesor i meteorologjisë në Universitetin Teknik të Stambollit.

Onol në një intervistë për agjencinë e lajmeve DPA tha se fenomeni El Nino ndikon në rritje të temperaturave, valët e të nxehtit janë bërë viteve të fundit më të shpeshta dhe më të gjata.

“Turqia do të jetë më e ekspozuar ndaj temperaturave të larta në 30 deri në 40 vjetët e ardhshëm, sikurse gjithë rajoni i Mesdheut”, tha Onol.

Sipas parashikimeve të tij, piku i sezonit turistik në të ardhmen do të jetë në muajt shtator dhe tetor. Po kështu, menaxhimi i ujit do të jetë kyç për rajonin, duke parashikuar thatësirën për muajt e verës në vitet në vijim, tha Onol.

S.S/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?