Bota

Turqia shpall kërkimin ndërkombëtar për themeluesin e Thodex që u arratis në Shqipëri me 2 milionë dollarë

24 Prill 2021, 10:38| Përditesimi: 24 Prill 2021, 14:21

  • Share

Turqia ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për themeluesin e platformës së tregtisë së kriptomonedhave Thodex

Mediat shtetërore raportojnë se Faruk Fatih Ozer është arratisur në drejtim të Shqipërisë, pasi  mashtroi 391,000 investitorë turk duke ju marrë 2 milion dollarë.

Policia ka arrestuar 62 persona në 8 qytete turke për lidhje të dyshuara me kompaninë e Ozer, Thodex.  Ozer i quajti akuzat kundër tij “të pabazuara” dhe tha se ai ndodhet në Shqipëri për takime pune.

Ministria turke e drejtësisë ka filluar procedurat ligjore për të kërkuar arrestimin dhe ekstradimin e Ozer nga kryeqyteti shqiptar Tirana, njoftoi Anadolu, duke shtuar se Ministri i Brendshëm Suleyman Soylu kishte folur me homologun e tij shqiptar në telefon.

Një numër në rritje i turqve kishin vendosur vitet e fundit të përdorin kriptovaluta në një përpjekje për të mbrojtur kursimet e tyre nga një rënie e vlerës së monedhës vendase, lira. Por tregu turk i kriptovalutave është i parregulluar.

Javën e kaluar, Turqia tha se do të ndalonte përdorimin e kriptovalutave për të paguar për mallra dhe shërbime nga 30 Prill.

Ndërkohë që autoriteti turk i mbikëqyrjes së krimeve financiare bllokoi të gjitha llogaritë bankare të platformës së shkëmbimit të kriptomonedhave Vebitcoin në vend. Masa erdhi pasi Vebitcoin njoftoi se ndaloi të gjitha aktivitetet e saj duke përmendur problemet financiare.

Bordi i Hetimit të Krimeve Financiare (MASAK) gjithashtu filloi një hetim ndaj Vebitcoin dhe menaxherëve të saj, duke u bërë kështu e dyta kompani që i nënshtrohet hetimeve.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?