Bota

Turqia teston me sukses dronin e parë në botë të pajisur me laser

12 Dhjetor 2021, 03:50| Përditesimi: 12 Dhjetor 2021, 03:53

  • Share

Turqia ka testuar me sukses dronin e parë në botë që ka armë lazer, tha politikani turk Aykut Erdogdu.

"Të shtëna të suksesshme u qëlluan nga distancat 500 [1600 këmbë], 300 dhe 100 metra," tha Erdogdu për agjencinë e lajmeve Anadolu të premten.

Droni, i quajtur Eren, është krijuar për të shkatërruar pajisje shpërthyese si bomba dhe municione nga një distancë e caktuar me përdorimin e armëve lazer. Eren u zhvillua nga kompanitë turke të mbrojtjes Tubitak dhe Asisguard. Lartësia maksimale e fluturimit të dronit është 3000 metra.

Eksperti i sigurisë, Abdullah Ciftci, ka shpërndarë foton e dronit në Twitter.

“Droni i parë në botë i prodhimit vendas dhe kombëtar i armatosur me lazer, Eren,  ka gjuajtur me sukses nga 500, 300 dhe 100 metra”, ka shkruar eksperti .

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?