Bota

Turqia-Rusia-Irani rikonfirmojnë sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të Sirisë

17 Shtator 2019, 12:14| Përditesimi: 17 Shtator 2019, 12:19

  • Share

Samiti trepalësh për Sirinë u mbajt të hënën Pallatin “Çankaya” të Ankarasë nën mikpritjen e Presidentit Recep Tayyip Erdogan, me pjesëmarrjen e Kryetarit të Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin dhe Presidentit të Iranit, Hassan Rouhani.

Në komunikatën e përbashkët të publikuar në fund të samitit, u njoftua refuzimi i çdo përpjekjeje për të krijuar realitete të reja në terren nën maskën e luftës kundër terrorizmit në Siri.

Liderët potencuan se siguria dhe stabiliteti në verilindje të Sirisë mund të garantohet vetëm në themelin e respektit të sovranitetit dhe tërësisë territoriale, ndërsa dënuan vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Golanin sirian nën pushtim, vendim ky që përbën një shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare dhe kërcënon paqen e sigurinë rajonale.

Komunikata vlerësoi gjithashtu se sulmet ushtarake të Izraelit ndaj Sirisë dhunojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të Sirisë duke përshkallëzuar tensionin në rajon.

“Pasi shprehën shqetësimin e tyre për rrezikun e përkeqësimit edhe më tej të situatës humanitare në rajon dhe përreth tij si pasojë e vazhdimit të përshkallëzimit të tensionit, liderët ranë dakord për të ndërmarrë hapa konkrete në drejtim të reduktimit të shkeljeve”, nënvizohet mes të tjerash në komunikatën e përbashkët të Samitit Trepalësh Turqi-Rusi-Iran për Sirinë.

Gjithashtu liderët rikonfirmuan besimin e tyre se konflikti në Siri s’mund të zgjidhjet me mjete ushtarake, por vetëm me rrugën e procesit politik nën drejtimin dhe mikpritjen e sirianëve dhe lehtësimin e OKB-së.

Në fund të komunikatës së përbashkët tërhiqet vëmendja se në përgjigje të ftesës së Presidentit Hassan Rouhani, është rënë dakord që Samiti Trepalësh i radhës të mbahet në Iran.

Komento

Komente

  • Priftërinjtë Lazaratas: 17/09/2019 17:46

    Hahahahahahaha e konfirmuan, tani u mbetet ta ndihmojnë te mos shkrihet! Hahahahahaha!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?