Receta

Turshi me kastraveca dhe spec djegës nga zonja Albana

15 Korrik, 11:31| Përditesimi: 15 Korrik, 11:32

  • Share

Turshi me kastraveca dhe spec djegës

Përbërësit:

  • 1 kg kastraveca
  • 6-7 speca djegës
  • 1 litër ujë
  • 500 ml uthull rrushi e bardhë
  • 2 lugë gjelle kripë e trashë
  • 2 lugë gjelle sheqer
  • 5-6 thelpinj hudhër (sipas dëshirës)
  • 2-3 gjethe dafine
  • Fara majdanozi ose kopër
  • Pak vaj ulliri sipër çdo kavanozi

Përgatitja:

Shpëlajmë mirë kastravecat dhe specat. Mund t’i lëmë të plotë ose t’i shpojmë me thikë në një vend për të mos plasur gjatë zierjes. Në një tenxhere shtojmë ujin, uthullën, kripën, sheqerin dhe gjethet e dafinës. I lëmë të ziejnë për rreth 5 minuta, derisa përbërësit të treten mirë. Shtojmë kastravecat dhe specat në lëng dhe i ziejmë për 2-3 minuta, sa të zbuten pak. Vendosim kastravecat dhe specat e ngrohtë në kavanoza të sterilizuara. Ndërmjet shtresave, shtojmë hudhra dhe fara kopre ose majdanozi. Mbushim kavanozët me lëngun e zier të mbetur, derisa të mbulohen plotësisht trushitë. Shtojmë një lugë vaj ulliri sipër për të mbyllur kontaktin me ajrin. Mbyllim mirë kavanozët sa janë ende të ngrohtë dhe i kthejmë përmbys për 5-10 minuta që të vakumohen. I lëmë të ftohen dhe më pas i vendosim në një vend të freskët dhe të errët. Mund të konsumohen pas 1-2 javësh, kur të kenë marrë shijen e duhur.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Përplasja mes Lapajt e Shabanit për mandatin, kush mendoni se ka të drejtë?