Receta

Turshi me kumbulla jeshile që përgatiten në çast nga zonja Albana

29 Maj, 11:28| Përditesimi: 29 Maj, 11:29

  • Share

Turshi me kumbulla jeshile

Përbërësit:

  • 500 gr kumbulla jeshile të forta
  • 2-3 thelpinj hudhër
  • 1 limon i prerë në feta
  • 2 lugë gjelle kripë e trashë
  • 1 lugë çaji sheqer
  • Ujë i zier i vakët

Përgatitja:

Lajmë mirë kumbullat dhe i shpojmë pak me majë thike që të marrin shije. Në një kavanoz qelqi vendosim shtresa kumbullash, hudhër dhe kripë. Shtojmë një fetë limoni sipër për aromë dhe për të ruajtur ngjyrën. Nëse dëshirojmë një shije më të balancuar, shtojmë edhe pak sheqer. Mbushim kavanozin me ujë të zier (të ftohur pak) derisa të mbulohen plotësisht kumbullat. E mbyllim mirë kavanozin dhe e lëmë në temperaturë ambienti për 5–7 ditë, më pas turshitë mund t’i ruajmë në frigorifer.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD kundër kërkesave të kandidatëve të saj për rinumërim, ishte vendim i drejtë?