Receta

Turshi me lakër të bardhë nga zonja Albana

6 Tetor, 11:56| Përditesimi: 6 Tetor, 11:58

  • Share

Turshi me lakër të bardhë

Përbërësit:

  • 1 kokë lakër e bardhë (rreth 2 kg)
  • 4-5 karrota të mëdha
  • 3-4 thelpinj hudhër (opsionale për aromë)
  • 2-3 speca djegës të vegjël
  • 2 lugë gjelle kripë për çdo litër uji
  • 1 lugë gjelle sheqer
  • 200 ml uthull rrushi
  • Gjethe dafine
  • Kokrra piperi të zi

Përgatitja:

Pastrojmë lakrën duke hequr gjethet e jashtme. E presim në shirita të hollë dhe e vendosim në një enë të madhe. Qërojmë karrotat dhe i presim në feta të holla (ose në rende). Shtojmë kripë mbi lakrën dhe karrotat, i përziejmë mirë me dorë dhe i shtypim pak derisa të zbuten e të lëshojnë pak lëng. Në kavanozë të pastër, vendosim me radhë: një shtresë lakër, disa feta karrote, pak hudhër dhe një spec djegës. Përsërisim shtresat derisa të mbushet kavanozi. Ndërkohë në zjarr kemi vendosur ujin të vlojë me kripë, sheqer, uthull, gjethe dafine dhe kokrra piperi për 5 minuta. E lëmë të ftohet pak (të jetë i ngrohtë, jo i nxehtë). Mbushim kavanozët me këtë lëng derisa të mbulohen perimet. Sigurohemi që të mos ketë flluska ajri, i shtypim me pirun ose shkop druri dhe i mbyllim mirë kavanozët, të cilët i vendosim në vend të freskët e të errët për 7–10 ditë.

Këshilla nga Albana: Nëse turshitë i duam më të tharta, shtojmë më shumë uthull. Nëse i duam më të buta, nuk i mbajmë shumë gjatë në vend të ftohtë, ndërsa për krokantësi maksimale s'duhen përzier shumë shpesh dhe nuk duhen hapur kavanozët përpara kohe.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD pritet të mbështesë kandidatë të pavarur në 6 Bashki, si e vlerësoni?