Receta

Turshi me pomodor, qepë dhe karrota nga zonja Albana

10 Prill, 11:35| Përditesimi: 10 Prill, 11:37

  • Share

Turshi me pomodor, qepë dhe karrota

Përbërësit:

  • 800 gr pomodor
  • 2 qepë
  • 2 karrota
  • 1 lgj kripë
  • 3-4 kokrra bahar
  • 3-4 kaperi
  • 1 lgj uthull për çdo kavanoz
  • Gjethe dafine

Përgatitja:

Presim qepët në gjysmëhëne dhe i vendosim në kavanoz. Presim në disqe karrotat dhe i vendosim si shtresë e dytë, shtojmë kaperi, gjethe dafine, hudhër dhe më pas një shtresë pomodor që i kemi prerë kryq tek maja. Vendosim sërish qepë dhe karrota. I mbushim me ujë kavanozët dhe hedhim nga një lugë uthull. Mbyllim kapakun dhe i vendosim kavanozët në tenxhere me ujë, ku poshtë kemi vendosur një pecetë. I lëmë 1 orë të vlojnë dhe më pas i lëmë në errësirë të kthyera mbrapsht.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?