Mjeti lundrues i bllokuar

Kronikë

Tushemisht/ Bllokohet mjeti lundrues me 7 persona në bord, kishin kaluar vijën liqenore në mënyrë të paligjshme

21 Gusht, 20:15| Përditesimi: 21 Gusht, 20:21

  • Share

Policia ka kapur dhe bllokuar një mjet lundrues me 7 persona në bord, të cilët kishin kaluar vijën liqenore në mënyrë të paligjshme. 

Shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, gjatë patrullimit të vijës bregdetare, konstatuan përballë fshatit Tushemisht një mjet lundrues tip Jet Ski, që po lundronte në ujërat territoriale të Shqipërisë, me 7 persona në bord.

Mjeti së bashku me personat në bord, u shoqërua në Stacionin e Policisë për procedura të mëtejshme.

'Në përfundim të verifikimeve, në zbatim të ligjit nr. 127, datë 15.10.2020 “Për mjetet lundruese”, neni 14, pika 1, shkronja “b”, u vendos masë administrative 10 000 lekë ndaj një shtetasi të mitur, ndërsa në bazë të ligjit nr. 39, datë 26.06.2025 “Për kontrollin e kufirit shtetëror”, neni 35, pika 5, shkronja “d”, u vendosën masa administrative 50 000 lekë për secilin nga 6 shtetasit madhorë. Mjeti lundrues u bllokua, ndërsa shtetasit do të largohen vullnetarisht nga PKK Tushemisht', thuhet në njoftimin e policisë. 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Agjencitë e Entet Rregullatore do kalojnë në varësi të Ministrive, si iu duket?