Sociale

Absurde/ Tushemishti si ‘Big Brother’, shëtitorja mbushet me dhjetëra kamera sigurie nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit! Disa pyetje pa përgjigje për Dritan Agollin (VIDEO)

2 Korrik, 13:16| Përditesimi: 2 Korrik, 17:01

  • Share

Në anë rrugës që të çon në Drilon dhe Tushemishtit përgjatë bregut të liqenit të Pogradecit, janë vendosur një seri shtyllash rreth çdo 5 metra distancë. Në secilën prej tyre janë instaluar kamera, të cilat kanë ngjallur kureshtjen e të gjithë mbi motivin përse duhet “një Big Brother” në një ndër 100 fshatrat turistik të Shqipërisë.

Në mediat sociale ka shpërthyer një debat pasi në dukje kamerat janë të kushtueshme, madje flitet 12 mijë euro njëra shtyllë. Por kush i ka vendosur këto kamera, dhe me çfarë qëllimi.

Projekti është financuar nga AADF, ndërsa zbatuesi në terren është Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Drejtuesi i tij, Dritan Agolli pak muaj më parë dha këtë shpjegim për investimin ”Veçanti e këtij projekti janë 58 ndriçues inteligjentë të pajisur me sensorë ajri, kamera sigurie dhe ekrane informuese me prekje për turistët”, por mbetet e paqartë se përse nevojiten kamera sigurie për çdo shtyllë, në një hapësirë të kufizuar.

A është kjo pjesë e projektit të menaxhimit të parkut të Drilonit dhe Tushemishtit? A janë këto shtylla inteligjente? A ka një sallë operative? Kush i kontrollon dhe menaxhon këto dhjetëra kamera të vendosura? Janë një pjesë e pyetjeve që kërkojnë përgjigje.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tea: 02/07/2025 19:26

    Nje kamera e tille ka rezolucion re pakten 100 m dhe paster fare. Pse jane vene aq shume me shkon mendja. Nese ka prokurori nuk e ka te veshtire te gjeje korrupsionin.

    Përgjigju
  • jimi: 02/07/2025 18:15

    Kamera policie duhen ngado.....

    Përgjigju
  • Tutu: 02/07/2025 15:33

    Muhabete provincialesh …

    Përgjigju
  • Beni: 02/07/2025 15:18

    Mos beni sikur smerrni vesh, kamerat jane vendosur nga krimi Te cilet kane 25 vite ne ate zone dhe vriten e priten me njeri tjetrin Plus trafiqeve gjate viteve , mjafton te klikosh ne internet Kuptohet qarte kush operon ne ate zone dhe si jane hasmerite! Ju merreni me 3 banda ne shqiperi qe arrestohen e shpallen ne kerkim Por ne fakt sjane asgje ne lidhje me pogradec korce fier e berat e vlore... Jane bandat e dibres e burrelit lezhe e mirdite e lac Shkodra dihet qe ka mbi 10 banda, nderkoje drejtesia ben show me disa armiq qe si intereson me dhe do ti bej shembull per ti bere presion ktyre tjereve dhe ti shtoje perqindjen mujore, dmth rritjen e cmimit per operim ne treg... kush paguan me shume eshte skema!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    I nxehti ekstrem, duhet të marrë masa Shqipëria për të mbrojtur qytetarët?