Politikë

Tusk rikthen vëmendjen tek negociatat: Shpresojë që liderët e BE të marrin vendimin e duhur para Samiti të Zagrebit

22 Tetor 2019, 10:50| Përditesimi: 22 Tetor 2019, 11:41

  • Share

Presidenti i Këshillit të Europës Donald Tusk ka rikthyer sërish vëmendjen tek vendimi negativ i Evropës për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë  e Veriut.

Ditën e sotme duke folur rreth vendimeve të marra nga Samiti i Këshillit Evropian më 17-18 tetor, Tusk ka thënë se vendimi që u mor për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ishte një gabim dhe sipas Tusk këtë mendim të tijin ua kishte thënë edhe liderëve të BE.

Më pas Tusk ka thënë se tani ai shpreson që liderët e BE do të mund të gjejnë konsensusin që unanimisht të japin një vendim pozitiv për hapjen e negociatave me dy vendet e Ballkanit Perëndimor përpara Samitit të Zagrebit që do të mbahet në maj të viti 2020.


Pjesë nga deklarata e Tusk:

"Udhëheqësit zhvilluan një debat të vështirë për zgjerimin. Pas rekomandimit të qartë nga Komisioni, një shumicë dërrmuese e vendeve anëtare dëshironin të hapnin bisedimet e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Përkundër kësaj, unanimiteti i kërkuar nuk ishte i mundur javën e kaluar. Sipas mendimit tim, ky ishte një gabim, të cilin ua kam thënë udhëheqësve (dhe unë kam qenë pak më i drejtpërdrejtë atëherë). Tani mund të shpresoj vetëm se liderët nxjerrin përfundimet e duhura, kur diskutojnë procesin e pranimit përpara samitit të Zagrebit në maj të vitit 2020."

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kafsha: 22/10/2019 11:19

    Të mbrojmë vendin e të rritim mirqënien. Të edukojmë fëmijët të kene dashuri për Florën e Faunën e atdheut e ti themi Europës, JO. Ajo kërkon ti bëjë popujt skllevër.. e ka treguar historia!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?