Gazetari Fatos Çoçoli i ftuar në Report Tv

Ekonomi

TVSH-ja për biznesin e vogël, Çoçoli: Dakord për masën, por qeveria duhet të lëshojë

10 Prill 2018, 19:33| Përditesimi: 10 Prill 2018, 19:35

  • Share

Gazetari Fatos Çoçoli i ftuar në Report Tv për të folur mbi protestën e biznesit të vogël pas përfshirjes në skemën e TVSH, deklaroi se masa është e duhur, pasi nxjerr zbuluar grosistët që u shmangen taksave, por kjo do të rëndojë biznesin e vogël, ndërsa do të ndikojë edhe tek çmimet për qytetarët. Ai sugjeroi që qeveria të ndërhyjë për të lehtësuar barrën për bizneset, pasi një pjesë e tyre rrezikojmë mbijetesën.

Masa duhet pasi nxjerr zbuluar biznesin e madh. Por, duke hyrë në këtë strukturë rëndohet çmimi fundor. Duke u futur kjo bizneset e kanë të vështirë të mbijetojnë. Qeveria të ndërhyjë me masa të tjera, që të përballojë shpenzimet. Ata nuk e ngrenë zërin kot, vendosen në vështirësi nga formalizimi. Grosisti që deklaron çmimin e origjinës më të ulët e hedh tek këta të fundit dhe ai nuk ia deklaron shtetit dhe nëse e deklaron aty del zbuluar. Evazionin më të madh e bëjnë të mëdhenjtë, 800 kompanitë që bëjnë evazion, tatimet e dinë, por nuk i kapin dot. Këtë masë e përshëndes, por duhet bërë kujdes. Në 11.500 biznese që rrezikojnë të parët, shteti duhet t‘i ndihmojë. Qeveria të kompensojë biznesin që preken, t’i zerohet taksa e gjelbërimit apo pastrimit për pak kohë që deri diku të ndiejnë dorën e shtetit. Qeveria duhet të lëshojë. Paralelisht këta njerëz duhet të ndihmohen.

 

Fatos Çoçoli

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?