Aktori Astrit Cerma ne rolin e 'Prefektit', me regji te Xhelal Bilalit

Të afërmit thanë se komedia ‘vrau’ Qazim Mulletin dhe familjen e tij, ndërsa artistët s’kërkuan falje! Reagon aktori Astrit Çerma: E kam luajtur ’Prefektin’ 150 herë!

27 Gusht 2023, 14:39| Përditesimi: 27 Gusht 2023, 14:59

  • Share

Riatdhesimi i eshtrave të ish-prefektit të Tiranës Qazim Mulletit, ka ngjallur sërish debate. Palët janë të ndara, në ata që e konsiderojnë si figurë patriotike dhe intelektuale, e të tjerë që e etiketojnë si kolaboracionist për shkak se ishte nënpunës i lartë gjatë nazi-fashizmit. Në një intervistë për Report tv, mbesa e tij,, Fatbardha Mulleti u shpreh se komedia “Prefekti” e Besim Levonjës, shënoi jetën e familjarëve të tij, duke i bërë objekt tallje djalin e vetëm dhe bashkëshorten, me këtë pjesë dramaturgjike që ajo e konsideron tërësisht të tjetërsuar. Më tej tregoi se autori i komedisë, të cilin vetë Qazim Mulleti kishte ndërhyrë për ta shpëtuar nga burgu i Tiranës, nuk kishte komunikuar asnjëherë me ta, por as artistët e tjerë nuk kërkuan kurrë falje. Opinioni edhe në këtë pikë është i ndarë, duke konsideruar se artistët nuk duhet të lidhen me ccështjet politike të kohës. Një nga aktorët që ka luajtur në komedinë “Prefekti” është Astrit Çerma, i cili ka reaguar si më poshtë lidhur me lojën e tij aktoriale në këtë pjesë.

"E kam luajtur 'Prefektin' rreth 100-150 herë. Ndofta edhe më tepër, sepse vetëm në skenën e Skampës me sa mbaj mend ishin mbi 120 shfaqje. Nga këto përjashto 14 shfaqje ku luajti i nderuari Hysen Biza dhe ku të dy ishim dublantë në dy rolet e Qazimit dhe memecit..Komedia fillonte me leximin e traktit:

O Qazim more Qazim,

Puna jote aferim.

Gomar ti, gomar kush të vuni

Sot a nesër valon druni..

Tani s'na mbete gjë tjetër veç ta fillojmë KOMEDINË me tjetër "trakt":

O Qazim, more Qazim,

Ardhia jote veç na nxinë,

Gomar ti, gomar kush të pruni,

Prap se prap mbetesh tek..huni...', shkruan aktori në mediet sociale.

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lavdosh: 29/08/2023 22:15

    I madh je Astrit Çerma. Çfarë do që të bëjnë ata që ishin, ata janë. Nuk e ndryshojnë dot të kaluarën e tyre.

    Përgjigju
    • Miri: 30/08/2023 07:18

      Prandaj nuk ecen ky vend, se njerezit si ky aktori me i paafte, ju ka ngel ora cfare thoshte propaganda e kohes para 90!As lexojne ,as reflektojne!Te ishte sot ky aktor, as te teatri i lagjes nuk kishte vend!

  • Read Alone: 28/08/2023 09:29

    Bashkëpunëtor i fashizmit. Sa të rinj e të reja u burgosën, u torturuan në mënyrë çnjerëzore, u pushkatuan ose u varën, apo u internuan. Sa nëna kanë qarë bijtë e tyre! Të afërmve të tij duhet t'u turp për veprën e tij.vijë

    Përgjigju
    • e drejta: 28/08/2023 12:22

      FIKS FARE

  • Iris: 28/08/2023 04:30

    Personalisht nuk jam kunder qe ai te rivaroset ne Shqiperi,se cdo njeri i mire i keq nuk mund t'i mohohet nje e drejte e tille,por deri ketu shkon bamiresia dhe duhet varrim privat,pa ceremoni madheshtore dhe sa i perket reabilitimit,ne rastin e Mulletit eshte e pamundur.Keta njerez iken per shkak te zenkave partiake te brendshme,ashtu sic iken disa politikane nga tanet gjate 97',por ndryshe nga keta te fundit,tipa si Mullet,Kruja etj u kthyen tufa-tufa si dallendyshet me pushtuesit,bile disa konspiruan me italianet qe te nxisnin pushtimin sepse donin t'ju ktheheshin privilegjet qe ua kishte hequr Zogu pas rev.te Qershorit dhe per kete mjafton te lexoni arkivin e M.Krujes,ne mes te tjerash.Dhe keto nuk na i mesuan ne shkolla ne kohen e Xhaxhit qe i binte shkurt duke i quajtur thjesht tradhetar e kolaboracioniste,perkundrazi u desh ardhja e demokracise qe te plotesohej,konfirmohej e vulosej ajo cka dihej me pare per keto figura.Dhe sa per mbesen e Mulletit qe na u qaka pse artistet nuk i kane kerkuar falje per /Prefektin/,ndoshta duhet t'i themi, ne se zonja nuk ka dijeni, se dhe Hitleri ka tre trashegimtare ne U.S.A,mos duhet qe ind.e filmit t'i takoje e t'u kerkoje dhe atyre falje per /Jojo Rabbit/,ne mes mijera filmave komike e dramatike qe bota ben per Hitlerin e vartesit e tij??!!

    Përgjigju
  • Artëdashësi: 27/08/2023 21:33

    Po kan të drejtë ata që mohojnë të vërtetën,sps pa lexuar asnjë dokument japin mendime politike sefakti është ndryshe..A Çerma ka të drejtë sps ai edi mirë si qytetar që është se po shkove e hyre në kasollen e qenëve pleshta dotë marësh. Astriti është njeri me dinjitet dhe nuk ka ngelur që sahanlëpirësit enazifashizmit të kenë të njëjtin mendim me Astritin.Ata jan kundra spz tradhtar ishin dhe sot pjella të këqia të këtij kombi jan.

    Përgjigju
  • xhemal: 27/08/2023 20:23

    Artisti ka te drejte...kush mbeshtet bashkepunetoret e nazifashizmit eshte nje nazifascisti i ri

    Përgjigju
  • flori: 27/08/2023 19:40

    aktor idiot,,dhe pa tru,,se po te kishte tru do bente hajer ne amerike..se figura e qazim mulletit vecse lartesohet nga keto teatro..

    Përgjigju
    • Shaqo: 28/08/2023 12:46

      ...s'je as tunxh, pale flori kurren e kurres...

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?