Të bllokuar në kufi, vijnë në atdhe 20 shqiptarë

18 Mars 2020, 10:30| Përditesimi: 18 Mars 2020, 12:05

  • Share

20 shqiptarë që kishin mbetur në kufijtë e Malit të Zi me Bosnjë  Hercegovinën, Serbinë dhe Kroacinë u kthyen në shtëpi, tha zëvendësministri i Brendshëm,  Julian Hodaj.

“20 shtetas shqiptarë të ngelur në tre pika kufitare, në kufijtë e Malit të Zi me Bosnjë dhe Hercegovinën, Serbinë dhe Kroacinë kthehen në shtëpi. Faleminderit kolegëve të Ministrisë së Brendshme malazeze për bashkëpunimin dhe policisë malazeze për shoqërimin deri në kufirin tonë. Një falënderim për Policinë e Shtetit që në këto pak vite ka ndërtuar raporte mirëbesimi dhe respekti reciprok me policitë e vendeve fqinje”,- thekson Hodaj.

G.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?