Moderatori Ermal Peçi

VIP & Spektakël

“Të bëjnë me dhimbje barku”, Ermal Peçi thumbon këngëtarët shqiptarë

2 Nëntor 2018, 16:18| Përditesimi: 18 Prill 2023, 13:17

  • Share

Ermal Peçi është një nga emrat  e rinj të botës së televizionit. Ai ka një marrëdhënie shumë të mirë me shumicën nga personazhet e showbizit shqiptar, por përsa i përket pjesës së muzikës Ermali ka disa rezerva.

I ftuar në "Soiree", teksa diskutonin në studio bashkë me të ftuar të tjerë për festën e famshme të Halloween-it, u hap edhe tema e muzikës. Lidhur me këtë moderatori u shpreh se tregu muzikor në Shqipëri është një Halloween më vete.

"Më lejo ta them, dhe po e them te ty, unë mendoj se Halloween në kontekstin muzikor ka çdo ditë Shqipëria. O bëhen këngë që të bëjnë me dhimbje koke, dhimbje barku, nuk e di,"- u shpreh ai.

/K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?