Receta

Të gatuajmë me Zonjën Vjollca/ Bullgur kokërrmadh me pule dhe Tavë me brokoli e lulelaker

11 Janar 2019, 12:45| Përditesimi: 14 Janar 2019, 06:50

  • Share

Receta e parë: Bullgur kokërrmadh me pulë

Përbërja:

1 gotë uji bullgur kokërrmadh

2 lgj vaj ulliri

100 gr kraharor pule

4 qepë jeshile

3 kajsi të thata

1 lugë margarinë

1 lk kripë

1 lç piper i zi

2 gota ujë i zier

Përgatitja:

Shtojmë në tigan vajin e ullirit dha margarinën. Pasi të shkrijë, shtojmë mishin e pulës të prerë në kubikë. E kaurdisim për 3 minuta dhe më pas shtojmë qepët dha kajsitë e kaurdisura. Më pas bullgurin, kripën, piperin e zi dhe ujin e zier. I lëmë në zjarr për 15 minuta. E servirim pas 20 minutash.

Bullgur kokërrmadh me pulë

Receta e dytë: Tavë me brokoli dhe lulelakër

Përbërësit:

500 gr brokoli

500 gr lulelakër

3 kokrra vezë (të verdhat)

100 gr djath i bardhë

100 gr djath kaçkavall

 Kripë dhe piper i zi

1 gotë qumësht

30 gr gjalp

Përgatitja:

Ndajmë lulelakrën dhe brokolin në lule  dhe i shpëlajmë mire. Fillimisht vendosim një tenxhere me ujë të vluar, shtojmë në të kripë dhe fillimisht ziejmë lulelakrën për 3 minuta dhe më pas shtojmë brokolin dhe i lemë të ziejnë së bashku për 3-4 minuta. Largojmë më pas perimet dhe i vendosim në një tavë të lyer me pak gjalpë.

Ndërkohë në një tas përziejmë të verdhat e vezëve me djathin e bardhë të thërrmuar dhe djathin kaçkavall të grirë në rende. I përziejmë mirë duke shtuar më pas një gotë qumësht, kripë dhe piper të zi. E shtojmë më pas këtë masë në taven me brokoli dhe lulelakër, vendosim disa thërrime gjalpë dhe e fusim tavën në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 20 minuta derisa të marrë një cipë të kuqerremtë. Në fund e servirim duke e spërkatur me pak vaj ulliri.

Tavë me brokoli dhe lulelakër

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?