Receta

Të gatuajmë me Zonjën Vjollca/ Bullgur me mëlçi dhe Dredhanik me arra e shërbet

28 Dhjetor 2018, 13:05| Përditesimi: 8 Janar 2019, 08:35

  • Share

Receta e parë: Bullgur me mëlçi 
Përbërësit:

1 gotë uji bullgur i trashë 
1 lgj vaj ulliri
1 lgj rrush i thatë 
Mëlçi qingji 
1 lgj stika pishe 
1 kokërr qepë e thatë 
1 kokërr domate 
1 spec jeshil 
1/4 spec i kuq 
1 lugë margarinë 
1 lç kripë
1 lç piper i zi
2 gota ujë i zier

Përgatitja:
E lëmë rrushin e thatë kokërr vogël për 5 minuta në ujë dhe i kullojmë. Në një tigan hedhim vajin e ullirit dhe margarinë për të shkrirë. Pasi të ketë shkrirë, shtojmë stikat e pishës dhe i skuqim deri sa të marrin ngjrën rozë. Më pas shtojmë qepën dhe pas pak edhe mëlçcitë dhe i kaurdisim të gjitha bashkë. Pasi shtojmë specin dhe domaten e grirë , i trazojmë dhe për 2 minuta. Më pas shtojmë kripën, piperin e zi, bullgurin, rrushin, dhe ujin e zier. I lëmë të ziejnë për 15 minuta. Pasi bullguri të ketë zier, e lëmë për 20 minuta të pushojë dhe më pas e servirim.

Receta e dytë: Dredhanik me arra dhe shërbet 
Përbërësit:
1 pako peta
300 gr gjalp 
300 gr arra
Pak kanellë 
200 gr hallvasi (sipas dëshirës )
Shërbeti:
1 kg sheqer
750 ml ujë
3 feta limon 
2-3 karafil

Përgatitja:

Fillimisht sheqerin e vendosim në ujë të ftohtë me 2 feta limon, 1 shkop kanelle dhe 3-4 copë karafil. E vendosim tenxheren në zjarr dhe e lemë sa të marrë valë, e lemë 5 minuta dhe më pas e largojmë të ftohet.Ndërkohë vendosim gjalpin në një tenxhere të vogël të shkrijë.Vendosim arrat dhe pak kanellë në një mikser dhe i grijmë arrat në copëza të vogla.Marrim një petë, e lyejmë mirë me gjalpin e shkrirë dhe mbi të vendosim një petë të dytë duke e puthitur mirë me petën e parë. Lyejmë përsëri petën e dytë me gjalpë dhe më pas përhapim arra në të gjithë sipërfaqen e petës. Në mes të petës vendosim një okllai (në mungesë dy shkopinj shishqebapi të bashkuar horizontalisht) dhe palosim petën në dysh duke mos e larguar okllainë. E rrokullisim petën duke formuar një role të cilën e rrudhosim pak duke lëvizur duart nga anët e rolesë në qendër. E vendosim dredhanikun në një tepsi të lyer me gjalpë dhe kështu vazhdojmë deri në përfundimin e të gjithë petëve. Pasi të jetë mbushur tepsia presim dredhanikun duke e ndarë në pjesë dhe e vendosim në furrë të piqet.Pasi sherbeti të jetë ftohur pak, sherbetosim dredhanikun me arra sapo ta nxjerrim nga furra. E lemë të ftohet mirë dhe më pas e shërbejmë.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?