Receta

Të gatuajmë me Zonjën Vjollca/ Byrek me 12 barishte dhe Sultjash

22 Mars 2019, 12:26| Përditesimi: 22 Mars 2019, 14:03

  • Share

Përbërësit:

12 tufa barishte mix

(spinaq, lëpjetë,

pazi, hithra,

bishta qepe dhe hudhra të njoma,

gjethe avdyli, kopër, majdanoz,

nenexhik i freskët, qumështor,

lulëkuqe)

3 kokrra vezë

200 gr djath i bardhë

1 pako peta

10 lgj vaj ulliri

1 gotë qumësht

Pak kripë

Përgatitja:

Lajmë mirë barishtet dhe i grijmë ato me gjatësi 1 cm. I vendosim në një tas dhe pasi të hedhim 1 lugë çaji kripë fillojmë ti shtypim pak me duar. Më pas shtojmë 2 kokrra vezë,3 lugë gjelle vaj ulliri,  thërrmojmë pak djath dhe i trazojmë barishtet së bashku.

Në një tas të vogël trazojmë vezën me vajin e ullirit, me pak kripë dhe me qumësht dhe e lemë mënjëanë për të spërkatur petët.

Lyejmë tepsinë me pak vaj dhe fillojmë shtrojmë petët duke i spërkatur ato në çdo dy petë. Pasi të kemi shtruar gjysmat e petëve përhapim barishtet në të gjithë sipërfaqen e tavës. Vendosim dhe petët e tjera duke i spërkatur me vezë dhe qumësht. E vendosim byrekun në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 30 minuta. Më pas e nxjerrim nga furra dhe e lemë të ftohet para se ta shërbejmë.

Byrek me 12 barishte

Receta e dytë: Sultjash

Përbërësit:

1 filxhan çaji oriz

1 filxhan çaji ujë

1,4 l qumësht

Pak kripë

1 shkop kanellë

Sheqer vanilje

6-7 lgj sheqer

1 lk gjalp

Përgatitja:

Shpëlajmë orizin dhe vendosim tenxheren me 1 filxhan çaji ujë. Sapo uji të ziejë vendosim në të orizin dhe e lëmë deri sa të përthithë ujin. Fillojmë të shtojmë qumështin pak nga pak. Shtojmë pak kripë, 1 shkop kanëllë dhe e lëmë të ziejë afërsisht për 40-45 minuta duke shtuar qumështin gjithmonë nga pak. Kur qumështi të jetë hedhur komplet në tenxhere dhe të ketë filluar të trashet, pra orizi të jetë zier, shtojmë sheqerin e vaniljen. E lëmë të ziejë deri sa kajmaku të fillojë të rrudhet. Kur shohim që qumështi është bërë si salcë shtojmë 1 lugë gjelle gjalp dhe e trazojmë. Largojmë shkopin e kanellës , e heqim tenxheren nga zjarri dhe e shërbejmë .

Sultjash

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?