Receta

Të gatuajmë me Zonjën Vjollca: Byrek me domate e speca dhe Puding me mollë të karamelizuara

10 Shtator 2019, 11:03| Përditesimi: 10 Shtator 2019, 12:23

  • Share

Receta e parë: Byrek me domate dhe speca

Përbërësit:

450 gr peta

250 gr qepë

250 gr speca

500 gr domate të pjekura

Vaj

200 ml qumësht

Kripë

1 lugë sheqer

Piper i zi

3 lgj oriz (sipas dëshirës)

Përgatitja:

Fillimisht përgatisim mbushjen, nëse byrekun e bëjmë me peta të gatshme. Në rast të kundërt do të përgatisim brumin për petë. Vendosim tiganin em 3 lugë gjelle vaj ulliri dhe kaurdisim mirë qepën deri sa ajo të zbutet dhe të tretet. Shtojmë specat dhe I kaurdisim së bashku. Sa të ulim volumin shtojmë domatet, kryesisht tulin e tyre pa farat. Shtojmë 1 lugë çaji sheqer dhe e lëmë të marrë valë. Rregullojmë shijen me kripë e piper. Domaten e lëmë të ziejë për 10 minuta. Nëse dëshironi mund të shtoni edhe 3 lugë gjelle oriz. Largojmë tiganin dhe e lëmë mbushjen të ftohet.

Shtojmë 5 feta poshtë në një tepsi të lyer me vaj dhe spërkatim petët me qumësht dhe vaj. Shtrojmë mbushjen në mes mbulojmë atë me 4 peta sipër duke I spërkatur petët përsëri. Kjo spërkatje bëhet kur petët janë të gatshme. Nëse ne I përgatisim vetë atëherë mund ti spërkatim vetëm me vaj. Vendosim tepsinë në furrën e parangrohur në temperaturën 190º-200ºC për 25-30 minuta.

Byrek me domate dhe speca

Receta e dytë: Puding me mollë të karamelizuara

Përbërësit:

2-3 mollë

70 gr sheqer

1/2 lk kanellë

1 fk ujë

Arra

Pudingu:

800 ml qumësht

5 lgj niseshte

4 lgj sheqer

3-4 pika ekstrakt vanilje

1 lç gjalp

Përgatitja:

Lajmë dhe qërojmë mollët, i presim ato në kubikë dhe i vendosim në një tigan duke shtuar në të sheqer, kanellë, ulë dhe i trazojmë, e më pas vendosim kapakun duke i lënë të ziejnë për 5 minuta në temperaturë mesatare. I shohim dhe i trazojmë deri sam të molla të karamelizohet. Në një tenxhere vendosim qumështun duke lënë pak mënjanë për të tretur niseshtenë. Shtojmë tek qumështi sheqer, 3-4 pika ekstrakt vanilje dhe e lëmë të ngrohet.

Ndërkohë tresim niseshtenë në qumësht dhe e shtojmë në qumësht duke e trazuar vazhdimisht që të na formohet një masë homogjene.

Në një tas vendosim pak mollë të karamelizuara në fund të gotës. Shtojmë pudding dhe përsëri vendosi mollë të karamelizuara duke i spërkatur me arra të thërrmuara.

Puding me mollë të karamelizuara

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?