Receta

Të gatuajmë me Zonjën Vjollca: Byrekë me patëllxhanë, domate e djathë dhe Supë me bajame

24 Maj 2019, 10:26| Përditesimi: 24 Maj 2019, 13:35

  • Share

Receta e parë: Byrekë me patëllxhanë,  domate dhe djathë

Përbërësit:

1 pako peta

1 qepë e madhe

2 thelpinj hudhër

4 patëllxhanë

2 domate

100 ml verë

Kripë dhe piper i zi

1 lk kumin

15gr djathë

Për spërkatje

100 ml vaj

1 gotë qumësht

2 kokrra vezë

Përgatitja:

Vendosim tiganin dhe 2 lugë gjelle vaj ulliri. Kaurdisim qepën deri sa të bëhet transparente. Shtojmë patëllxhanët të prerë në kubikë të vegjël 0,5 cm. Shtojmë hudhrat e grira hollë dhe i trazojmë për 2-3 minuta  shtojmë domatet e pastrura  nga  farat  dhe i presim në kubik të vegjël.  I trazojmë mirë dhe i shuajmë me verë të bardhë  dhe e lëmë deri sa  të avullojë alkooli. Shtojmë kripë , piper të zi, pak kumin, borzilok . largojmë tiganin nga zjarri dhe e lëmë të ftohet pak në fund. Shtojmë në fund djathin e thërrmuar.

Byrekut me patëllxhanë mund  ti japim formën që dëshirojmë. Mund ta bëjmë role, mund ti bëjmë trekëndësha ose thjesht shtrojmë 2 peta në tepsinë e lyer me yndyrë dhe pasi të kemi trazuar vezët me vaj e qumësht spërkatim petët në çdo dy petë. Pasi të kemi shtruar poshtë 6 petë shtrojmë mbushjen dhe i mbulojmë me petët e mbetura (4-5 petë), duke i spërkatur përsëri në çdo dy petë. Në fund spërkatim sipër, kryesisht anët. I mbledhim ato dhe vendosim tepsinë në furrën e parangrohur 190º-200º C dhe e lëmë byrekun të piqet për 25-30 minuta.

Byreke me patëllxhanë, domate e djathë

Receta e dytë: Supë me pulë dhe bajame

Përbërësit:

400 gr mish pule mix

1 lgj vaj ulliri

2 lgj gjalp

300 ml qumësht

1 l lëng pule

100 gr bajame

2 të verdha veze

1/2 limon

Kripë dhe piper i zi

Majdanoz

Përgatitja:

Presim pulën në copa dhe e kaurdisim për 5 minuta me 1 lugë gjelle vaj dhe 1 lugë gjelle gjalp. Shtojmë 1 litër ujë dhe I lëmë copat e pulës të ziejnë.

Pasi mishi të ketë zier largojmë copat e pulës dhe i copëtojmë në copëza të vogla ( pa lëkurë) kullojmë lëngun dhe e lëmë mënjanë. Vendosim tenxheren me gjalp dhe kaurdisim miellin deri sat ë zverdhet pak. E shuajmë me qumësht dhe shtojmë lëngun e pulës duke e trazuar vazhdimisht me tel vezësh. Më pas shtojmë gjysmat e bajameve të thërrmuara, kripë, piper të zi dhe vazhdojmë zierjen e pulës deri sa lëngu të trashet. E largojmë nga zjarri dhe e trazojmë që të bjerë vala. Trazojmë 2 të verdha veze, lëngun e limonit dhe shtojmë nga supa në vezë 1 garuzhde dhe e trazojmë.bashkojmë vezën me supën në tenxhere duke e trazuar lehtë me tel vezësh. Vendosim tenxheren në zjarr sat ë marrë valë dhe e largojmë nga zjarri. E shërbejmë të ngrohtë duke e spërkatur me pak majdanoz, bajame të pjekura dhe të spërkatura me 1 lugë çaji gjalp të shkrirë.

Supë me bajame

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?