Ëmbëlsirë me peta, mollë e krem nga Zonja Vjollca

10 Prill 2020, 11:06| Përditesimi: 18 Prill 2020, 09:29

  • Share

Ëmbëlsirë me peta, mollë dhe krem

Përbërësit:

1 pako peta bakllavaje

75 gr gjalp

100 ml vaj

Mbushja:

2 mollë

100 gr rrush i thatë

1 lugë çaji kanellë

Kremi

250 ml qumësht

1/2 gotë sheqer

1 pako vanilje

2 vezë

200 ml pana

1 lugë çaji niseshte

1 lugë çaji pluhur pjekës

Përgatitja:

Fillimisht vendosim rrushin e thatë në ujë ose konjak. Qërojmë mollët dhe i presim ato në copëza të vogla.

Kullojmë mirë rrushin e thatë dhe i bashkojmë me mollët e copëtuara në një tas, shtojmë dhe kanellën dhe i përziejmë mirë.

Lyejmë një tepsi me pak yndyrë, fiksojmë në të një letër pjekje.

Shtojmë gjalpin dhe e bashkojmë me vajin.

Hapim një petë, e spërkasim me yndyrë, vendosim në të një petë tjetër, vendosim mbi të një petë tjetër dhe e spërkasim me yndyrë. Mbi petë shtojmë mollët e përziera me rrush të thatë. (Nëse dëshironi, mund të shtoni arra ose lajthi të grira.)

Më pas i rrudhim petat si rrudhat e një firzamonike, jo të palosura dhe e vendosim në tepsi. Kështu vazhdojmë derisa tepsia të mbushet.

 

E spërkasim përsëri në fund më yndyrë. E vendosim tepsinë në furrë, në temperaturë 180 gradë për 20 minuta.

Kremi: Në një tas vendosim ½ gotë uji sheqer, 1 gotë qumësht, panën, vezët, pluhurin pjekës, vaniljen, 1 lugë gjelle niseshte dhe të gjithë këto përbërës I përziejmë mirë me tel dore.

Nxjerrim tepsinë nga furra pasi petët të kenë marrë ngjyrë të artë dhe spërkasim me kremim e përgatitur sipërfaqen e petëve. Vendosim përsëri tepsinë në furrë dhe e lëmë po në atë temperaturë, për 15-20 minuta të tjera. E nxjerrim nga furra dhe e lëmë të ftohet me sheqer pluhur. Më pas e presim dhe e shërbejmë.


 

 

D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?