Receta

Të gatuajmë me Zonjën Vjollca: Kek me karrota dhe Jahni me mish e patëllxhanë

10 Prill 2019, 10:15| Përditesimi: 10 Prill 2019, 12:29

  • Share

Receta e parë: Kek me karrota

Përbërësit:

300 gr karrota

300 gr miell

1 pako pluhur pjekës

1 lk sodë buke

vanilje

4 kokrra vezë

1 gotë sheqer

2 lç lëkurë portokalli

1 fk lëng portokalli

¾ gotë vaj

pak kripë

100 gr fruta të thata

Përgatitja:

Bashkojmë në një tas produktet e thata ( miellin e situr, gjysmë luge çaji pluhur pjekës, 1 lugë kafe sodë buke, vanilje pluhur). I përziejmë së bashku dhe i lëmë mënjanë. Karrotat i grijmë në rende hollë pse në grirëse. Në një tas rrahim vezët me sheqerin dhe i përziejmë mirë. Shtojmë lëkurë portokalli, lëngun e tij, vajin, pak kripë dhe i përziejmë mirë të gjithë përbërësit. Shtojmë pak nga pak miellin në tasin me vezë deri sa shohim që formohet një brumë mesatarisht i lidhur. Shtojmë në fund karrotat e grira, i përziejmë me spatula, shtojmë frutat e thata si rrush të thatë, arra ose lajthi. Vendosim brumin në tavën e lyer me gjalp dhe e vëmë në furrë në temperaturë 180º për 50-60 minuta.

Kek me karrota

Receta e dytë: Jahni me mish dhe patëllxhanë

Përbërësit:

500 gr mish

2 kokrra qepë

2-3 domate

1 lç piper të kuq

800 gr patëllxhan

3 thelpi hudhër

kripë+ piper të zi

dafinë

vaj ulliri

majdanoz

Përgatitja:

Presim mishin në kubikë të mëdhenj dhe e kaurdisim në vaj sat ë ndryshojë ngjyrë. Shtojmë dhe qepën e prerë në kubikë të vegjël dhe vazhdojmë kaurdisjen deri sa qepa të zbutet. Më pas shtojmë domatet ose domaten në kuti, piperin e kuq, kripë e piper të zi e dafinë. I lëmë të marrin valë nëse domatja është e freskët dhe e lëmë të valojë për 10 minuta. Shtojmë pak ujë sa të mbulohet mishi dhe e lëmë të ziejë deri sa mishit ë jetë poyhuajse i zier.

Presim patëllxhanët në kubikë mesatarë, i spërkatim me pak kripë e vaj dhe i pjekim në furrë gjatë kohës që mishi zien.

Më pas i shtojmë në tenxhere dyhe i lëmë të ziejnë së bashku. Shtojmë hudhër deri sa të jenë zier plotësisht patëllxhanët dhe mishi. Në fund shtojmë pak majdanoz dhe e servirim të ngrohtë. Shënim: Patëllxhanët mund ti pudrosim me miell dhe ti skuqim pak e më pas i shtojmë në tenxhere. I japim një valë së bashku me mishin. Zgjedhja është e juaja.

Jahni me mish dhe patëllxhanë

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kontrata e lobimit të PD, besoni se SPAK do zbulojë burimin e financimit?