Receta

Të gatuajmë me Zonjën Vjollca/ Keku i Krishtlindjes dhe Sallatë festive

24 Dhjetor 2018, 13:15| Përditesimi: 25 Dhjetor 2018, 09:13

  • Share

Receta e parë: Keku i Krishtlindjes

Përbërësit:

300 gr rrush i thatë( i zi dhe i verdhë)

Rum

500 gr miell

85 gr sheqer

85 gr miell bajamesh

1 lç kanellë

Arrë moskat

Pak kripë

160 ml qumësht

1 kuti maja (pastë)

1 lgj lëkurë limoni

Vanilje

250 gr gjalp ambienti

200 gr peta të thata

1 vezë

250 gr miell

Përgatitja:

Vendosim rrushin e thatë në një tas dhe shtojmë në të rum deri sa mbulohet rushi i thatë. E mbulojmë me kapak ose celefon dhe i lëmë të zbuten. Në një tas vendosim produktet e thata ( miell, sheqer, miellin e bajameve, kripë, , kanellë, arrë moskat) dhe i përziejmë mirë.

Në një enë ngrohim 160 ml qumësht deri sa të vaket.Thërrmojmë majanë tek qumështi, e trazojmë dhe e trazojmë me tel. Hapim një gropë në mes të miellit dhe shtojmë në të qumështin me majanë e thërrmuar. E mbulojmë lehtë me miell dhe e lëmë të pushojë për 30 minuta. Shtojmë lëkurën e limonit, kanellën dhe i përziejmë mirë e mirë dhe fillojmë të shtojmë në të pak nga pak gjalpin dhe e trazojmë vazhdimisht. Shtojmë frutat e thata dhe i punojmë ato së bashku me brumin deri sa të mos shkëputet nga brumi. E lëmë brumin të pushojë për 30 minuta , më pas i japim formën që dëshirojmë. Vendosim kekun në furrë në temperaturën 180ºC për 40-60 minuta.

Kur keku të jetë pjekur , e nxjerrim nga furra dhe e lëm të ftohet pak. Shkrijmë gjalpin dhe lyejmë komplet kekun e Krishtlindjes me ndihmën e një furçe me gjalp. Më pas e pudrosim mirë me sheqer pluhur, e mbështjellim në një letë celefon dhe e lëmë të pushojë. Në fund e shërbejmë.

Receta e dytë: Sallatë festive

Përbërësit:

2 patate të ziera

5 lgj majonezë

1 fileto pule (e zier)

3 lgj arra të copëtuara

2-3 vezë të ziera

1 karrotë

1 shegë

Përgatitja:

Kthejmë patatet e ziera në pure. Vendosim pjatën që do të shërbejmë dhe nëj unazë pa formë. Fillimisht shtojmë 1 shtresë me patatet e ziera. Spërkatim pataten me pak majonezë dhe e hapim në të gjithë formën si shtresë mbi purenë. Vendosim 3 lugë gjelle arra të copëtuara, i nivelojmë ato dhe i spërkatim me pak majonezë. Vendosim karrotën e grirë në rende ose të zier. E mbulojmë përsëri me majonezë. Në fund  mbulojmë sallatën me kokrra shege.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?