Receta

Të gatuajmë me Zonjën Vjollca: Koc me domate dhe ullinj/ Karkaleca me domate dhe djath/Kadaif me krem

29 Mars 2019, 11:05| Përditesimi: 1 Prill 2019, 06:58

  • Share

Receta e parë: Koc me domate dhe ullinj

Përbërësit:

2 peshq koc

300 domate qershi

2-3 thelpinj hudhër

80 gr ullinj të zi ose të gjelbër

1/2 gotë verë e bardhë

1/2 tufë majdanoz

Vaj ulliri

Përgatitja:

Peshkun e pastruar e marinojmë me kripë dhe vaj ulliri. Domatet i presim në gjysma, hudhrën në copëza, majdanozin e grijmë hollë dhe i bashkojmë në një tas ku shtojmë 2 lugë gjelle vaj ulliri, ullinjtë dhe kripë. Shtrojmë një letër pjekje në një tepsi dhe vendosim domatet e përziera duke i shpërndarë në të gjithë sipërfaqen.

Vendosim dhe peshkun (peshkut mund ti japim një skuqje të lehtë për 3 minuta në tigan dhe e vendosim më pas në tepsi), e shuajmë me verë dhe e vendosim në furrë në temperaturë 200ºC për 18 minuta. E shërbejmë me patate   furre ose sallatë.

Koc me domate dhe ullinj

Receta e dytë: Karkaleca me domate dhe djath

Përbërësit:

350 gr karkaleca

1 qepë

Pak spec pikant

2-3 thelpinj hudhër

1/2 gotë uzo

400 gr domate në kuti

1 lk sheqer

4 gjethe borzilok

150 gr djath i bardhë

Majdanoz

Vaj ulliri

Përgatitja:

Vendosim tiganin me pak vaj dhe skuqim karkalecat deri sa të ndryshojnë  ngjyrë.  I spërkatim me pak kripë dhe për 3-4 minuta i largojmë nga tigani. Në po atë yndyrë mund të shtojmë dhe 1 lugë gjellë vaj. Kaurdisim fillimisht hudhër, pak spec pikant dhe qepën deri sa të zbutet. Shuajmë qepën me uzo dhe lëmë alkoolin të avullojë. Shtojmë domaten, 1 lugë kafe sheqer, kripë, pak borzilok dhe e lëmë domaten të ziejë duke shtuar edhe pak ujë.

Shtojmë karkalecat dhe në minutën e fundit thërrmojmë djath të bardhë dhe e vendosim tiganin në furrë për 10 minuta. Para se ta servirim e spërkatim me majdanoz të freskët.

Karkaleca me domate dhe djath

Receta e tretë : Kadaif me krem

Përbërësit:

200 gr kadaif

1 fç arra

100 gr gjalp

5 lgj sheqer

Për kremin:

1 l qumësht

1 fç sheqer

3 lgj miell

3 lgj niseshte

Vanilje

200 ml pana ëmbëlsire

Në një tigan shkrijmë gjalpin dhe skuqim kadaifin për 5 minuta. Shtojmë  sheqerin dhe vazhdojmë përzierjen deri sa të zverdhet lehtë. Shtojmë arrat dhe i trazojmë dhe pak deri sat ë nxjerrë yndyrën e saj.

Në një tenxhere vendosim qumështin , miellin, niseshtenë e sheqerin dhe i përziejmë mirë. I trazojmë vazhdimisht deri sa masa të trashet dhe të valojë. Më pas e largojmë nga zjarri dhe e ftohim.

Rrahim 200 ml pana ëmbëlsire dhe pasi pudingu të jetë ftohur i trazojmë së bashku me një rrahëse elektrike.

Në një tepsi shtrojmë si bazë gjysmën e kadaifit. Shtojmë në mes kremin e pudingut dhe përsëri e mbulojmë me kadaif. E vendosim në frigorifer për 3-4 orë.

Kadaif me krem

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni kontratën 6 mln dollarë të PD për lobim në SHBA?