Receta

Të gatuajmë me Zonjën Vjollca/ Lazanjë me perimet e stinës dhe Gogozhare të çastit

19 Tetor 2018, 11:19| Përditesimi: 22 Tetor 2018, 09:49

  • Share

Përbërësit:

Peta lazanje

200 gr qepë e kuqe

200 gr karrota

200 gr kunguj

250 gr kërpudha

300 gr brokoli

80 gr parmixhan

Kripë dhe piper i zi

Trumzë ose sherebel

Vaj ulliri

Beshameli:

4 lugë gjelle miell

80 gr gjalp

800 ml qumësht

Kripë, piper, arrë moskat

Përgatitja:

Fillimisht lajmë dhe thajmë perimet dhe i presim ato. Qepën e presim në rrathë të hollë. Karrotat dhe kungujt i presim në shkopinj me gjatësi 3-4 cm, ndërsa brokolin në lule e kërpudhat në feta.

Vendosim në tigan pak vaj dhe kaurdisim qepën sa të zbutet pak. Shtojmë karrotat e kungujt dhe i kaurdisim së bashku për 5 minuta duke pasuar më pas me kërpudhat , brokolin e domatet. Shtojmë kripë , piper, sherebel dhe i trazojmë duke i lënë në zjarr deri sat ë bjerë volumi. Perimet duhet të jenë shumë aldente.

Vendosim petët  në ujë të vakët për 10 minuta. Ndërkohë përgatisim beshamelin. Shkrijmë gjalpin , shtojmë në të miellin dhe e kaurdisim pak. Shtojmë qumështin duke e trazuar së bashku me miellin që të mos bëet me kokrra . Shtojmë kripë dhe piper , arrë moskat dhe e lëmë të ziejë për 5 minuta.

Në tavën që do të përgatisim lazanjën , e lyejmë me beshamel duke shtuar më pas një rresht me peta lazanjë, pak beshamel, pak parmixhan të grirë. Shtojmë një shtresë me perime dhe i mbulojmë ato me petën e lazanjës. E lyejmë përsëri petën me pak beshamel, e spërkatim me djath të grirë dhe shtojmë përsëri edhe një shtresë me perime. Mbulojmë perimet me petë lazanje dhe kështu vazhdojmë edhe me shtresën e tretë ( petë, beshamel, djath, perime) deri në përfundim . Mbulojmë me beshamel dhe spërkatim mirë me djath parmixhan. E vendosim tavën në furrë në temperaturën 200ºC për 30 minuta.

Receta e dytë: Gogozhare të çastit

Përbërësit:

500 gr speca të kuq

3-4 thelpinj hudhër

5 kokrra piper i kuq

2 gjethe dafine

3 lugë gjethe uthull

Vaj ulliri

Kripë

Majdanoz

Përgatitja:

Lajmë , pastrojmë specat dhe i presim ato në trashë 1,5 – 2 cm, e i vendosim në një tigan të thellë me vaj ulliri. Sa fillojnë specat të ziejnë në vaj për 2-3 minuta (jo të skuqen), shtojmë hudhrat e grira hollë , uthullën , gjethet e dafinës dhe kokrrat e piperit. Vendosim kapakun e tiganit dhe e lëmë të gatuhen si në avull për 5-7 minuta. Pasi të kalojë kjo kohë, fikim zjarrin dhe i lëmë specat të zbuten në avull me uthull dhe vaj. I lëmë të ftohen dhe i shërbejmë me çfarëdolloj gatimi dimri si fasule, patate etj.

 

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?