Përbërësit
1 kokërr qepë
2 thelpinj hudhër
600 gr pure domate ( salcë)
250 gr ton në kuti
500 gr makarona
100 gr djath kaçkavall të butë3 lugë gjelle vaj ulliri
1 lugë çaji rigon
Kripë dhe piper i zi
Përgatitja
Vendosim një tenxhere me ujë të bollshëm për të zier makaronat me 1 lugë kripë, për 6 minuta ( sa koha e zierjes)
Vendosim tiganin me 3 lugë gjelle vaj dhe kaurdisim qepën të grirë hollë bashkë me 2 thelpinj hudhër për 4 minuta. Shtojmë salcën dhe lëmë së bashku të ziejnë për 3 minuta. Shtojmë pak sheqer, kripë, piper, tonin e kulluar , rigon (sipas dëshirës) dhe i lëmë të ziejnë së bashku . Më pas largojmë salcën nga zjarri.
Kullojmë makaronat. Fillimisht shtrojmë pak salcë në fund të tavës. Hedhim makaronat , i mbulojmë ato me përsëri me salcë dhe pak borzilok të grirë e djathin kaçkavall të grirë.
Përsëri hedhim makaronat dhe i mbulojmë me salcë ,borzilok dhe djath të grirë. Vendosim tavën në furrë në temperaturë 200 gradë për 25 minuta.
Receta e dytë : Supë me kos
Përbërësit
2 lugë gjelle vaj ulliri
1 qepë e vogël e bardhë
4 thelpinj hudhër
3-4 lugë gjelle oriz ( 1 lugë për person )
700 ml lëng perimesh
2 lugë gjelle miell
400 gr kos
30 gr gjalp
Nenexhik
3 lugë gjelle lëng limoni
Kripë , piper i zi , arrë moskat
1 lugë kafe piper i kuq
Përgatitja
Në një tenxhere ngrohim 3 lugë gjelle vaj ulliri. Shtojmë në të 1 qepë të vogël të grirë hollë dhe e kaurdisim duke shtuar 4 thelpinj hudhër të grirë imët. I kaurdisim së bashku me 4 lugë oriz si dhe 700 ml lëng perimesh duke e lënë të ziejë për 14 minuta.
Ndërkohë në tasin me kos, sitim 4 lugë miell dhe i trazojmë së bashku duke is htuar kripë në të.
Presim të ziejë orizi dhe shtojmë kosin duke e trazuar ngadalë. E lëmë të ziejë për 3 – 4 minuta.
E rregullojmë supën për kripë, piper të zi, arrë moskat, nenexhik të freskët. Shkrijmë gjalpin dhe pasi ta largojmë nga i nxehti, shtojmë në të piperin e kuq.
Servirim supën duke hedhur një lugë gjalp të freskët me piper të kuq.
Ju bëftë mirë !