Receta

Të gatuajmë me Zonjën Vjollca: Musaka me thjerrëza e perime dhe Sallatë me panxhar e mollë

13 Nëntor 2018, 14:54| Përditesimi: 13 Nëntor 2018, 15:41

  • Share

Receta e parë: Musaka me thjerrëza dhe perime

Përbërësit:

1 gotë thjerrëza ( të ziera)

3 patate të mëdha( gjysmë të ziera)

1 spec i kuq

2 kokrra qepë

2 thelpinj hudhër

2 domate

3 patëllxhanë

3 kokrra vezë

150 ml pana

80 gr djath i bardhë

5 lugë gjelle vaj ulliri

Kripë dhe piper i zi

Trumëz

Përgatitja:

Vendosim thjerrëzat në ujë për 8 orë. Më pas i shpëlajmë dhe i vendosim për të zier për 15-20 minuta. Lajmë patëllxhanët, i fshijmë dhe i presim në rrathë 0,5 cm. Vendosim një tigan me pak yndyrë dhe i skuqim lehtë patëllxhanët. Specin e kuq e presim në kubikë të vegjël. Vendosim një tigan me vaj, kaurdisim qepën e prerë në kubikë të vegjël. Shtojmë specin e kuq dhe i kaurdisim së bashku sat ë zbuten mirë.

Ndërkohë rrahim vezët me kripë, piper e kremin pana. Shtojmë domatet në kubikë (pa fara dhe lëng), i trazojmë mirë dhe e lëmë domaten të ziejë pak. Shtojmë thjerrëzat dhe erzat dhe i lëmë të ziejnë së bashku për 5 minuta.

Fillojmë të shtrojmë tavën.

Qërojmë patatet dhe i presim ato në feta. Mbulojmë komplet tavën me patate. Shtrojmë shtresën e dytë me thjerrëzat e përgatitura duke shtuar disa shtresa të holla fare salce që e përgatitëm vetë.

Mbulojmë tavën me patëllxhanët e skuqur duke i vendosur ato si tjegullat. Shpërndajmë pak djath të thërrmuar. Në fund shpërndajmë duke e mbuluar me salcën që përgatitëm.

Receta e dytë: Sallatë me panxhar dhe mollë

Përbërësit:

2 -3 panxharë të zier

1-2 mollë jeshile

1 qepë e kuqe

1 thelb hudhër

1 lugë gjelle uthull

Kripë dhe piper i zi

4-5 lugë gjelle vaj ulliri

1 lugë kafe mustardë

Një majë luge mjalt

50 gr bajame   

Përgatitja:         

Lajmë dhe i vendosim panxharët në një tenxhere me ujë dhe i lëmë të ziejnë për 40 minuta. I kalojmë në ujë të ftohtë dh i qërojmë panxharët. Më pas i presim në kubikë mesatarë me brinjë 2 cm. i vendosim në një tas. Qërojmë mollët dhe i presim në kubikë 2 cm. i bashkojmë në një tas me panxharët.

Në një tas vendosim shumë pak hudhër, 1 lugë e gjysëm uthull, vaj ulliri, kripë, piper, mustardë, dhe pak mjalt. Marinojmë panxharin dhe mollët dhe në fund e shërbejmë duke e zbukuruar me bajame.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?