Petë me miell misri e lakra të egra nga zonja Vjollca

9 Prill 2020, 11:30| Përditesimi: 18 Prill 2020, 09:16

  • Share

Petë me miell misri dhe lakra të egra

Përbërësit:
Brumi:
400 gr miell misri
1 lugë çaji pluhur pjekës
1 filxhan kafeje vaj ulliri
2 vezë
1 1/2 gotë ujë të valuar
1 gotë kos
1 gotë qumësht
Kripë

Mbushja:
700 gr miks barishte
3 qepë të njoma
Nenexhik, koper, majdanoz
1 vezë
5 lugë gjelle kos
1 filxhan çaji djathë të thërrmuar (ose gjizë)
1 filxhan kafeje vaj ulliri
Kripë dhe piper i zi

Përgatitja:
Fillimisht pastrojmë barishtet dhe i presim ato hollë. Hedhim pak kripë dhe i shtypim lehtë. Qepët i presim në unaza të holla dhe i shtypim me shumë pak kripë dhe i bashkojmë me barishtet e tjera.
Shtojmë një vezë, djathë të thërrmuar, piper të zi, erëzat e grira hollë dhe vajin. I përziejmë së bashku duke shtuar dhe 5 lugë gjelle kos.
Në një tas tjetër vendosim miellin, pluhurin pjekës, pak kripë, 1 gotë ujë të valuar, vaj ulliri, 2 vezë, kos, qumësht she i përziejmë derisa të na formohet një brumë i plotë i derdhur. Lyejmë një tepsi me gjalp dhe shtojmë në të 3/4 e brumit, e nivelojmë dhe më pas shtojmë mbushjen.
Te pjesa e mbetur e brumit shtojmë kos derisa të na formohet një masë e hollë dhe me të mbulojmë të gjithë sipërfaqen e tavës. E spërkasim me vaj ose gjalp.
Tavën e vendosim në furrë, në temperaturë 190 gradë, për 30 minuta.



D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?