Receta

Të gatuajmë me Zonjën Vjollca/ Qumështor dhe Presh me mish të grirë

15 Janar 2019, 11:22| Përditesimi: 16 Janar 2019, 08:49

  • Share

Receta e parë: Qumështor

Përbërësit:

4-5 kokrra vezë

 5 lgj sheqer

 50 gr gjalp

 një majë luge kripë

 1 litër qumesht

 3 lgj miell

Përgatitja:

Në një tas rrahim 4 kokrra vezë së bashku me sheqerin. Sapo sheqeri të shkrijë shtojmë gjalpin të shkrirë dhe të ftohur. E përziejmë mirë duke shtuar më pas qumështin. Tresim me pak qumësht miellin dhe e shtojmë tek përbërësit e tjerë duke vazhduar trazimin derisa të formohet një masë homogjene.  Nëse dyshojmë se mielli nuk është tretur mirë e kalojmë kremin në sitë. Vendosim më pas tenxheren në zjarr dhe e lemë derisa masa të fillojë të trashet, jo të vlojë.

Lyejmë një tavë me pak gjalpë dhe vendosim krempin në të. E lyejmë sipërfaqen e qumështorit me një të verdhë veze dhe e vendosim në furrë ne temperaturën 180 gradë për 25 minuta derisa pjesa e sipërme të marrë ngjyrë të verdhë të errët. E lemë të ftohet mirë dhe më pas e shërbejmë të prerë në copa.

Receta e dytë: Presh me mish të grirë

Përbërësit:

1,5 kg presh

2 kokrra qepë

1 lgj salcë + pak spec i kuq

Kripë dhe piper

1 gjethe dafine

Vaj ulliri

1 lgj uthull ose limon (sipas dëshirës)

Përgatitja:

Pastrojmë preshët dhe i presim ato në gjatësi 3 cm pjerrtas. Në një tenxhere me vaj kaurdisim qepën të grirë hollë deri sa jao të zbutet dhe të behët transparente. Shtojmë mishin e grirë dhe së bashku i kaurdisim deri samishi të ndryshojë ngjyrë dhe të thërrmohet plotësisht. Shtojmë preshët dhe i trazojmë duke i vendosur kapakun. I lëmë deri sa të ulin pak volumin. Shtojmë salcën, specin e kuq, krioë, piper të zi, dafinë dhe uthull ose limon. Pasi i trazojmë ngadalë , i vendosim përsëri kapakun me qëllim që preshi të nxjerrë lëngun e tij. Shtojmë 1 filxhan çaji ose 1 gotë ujë të nxehtë. Ulim temperaturën në mesatare dhe e lëmë të ziejë ngadalë për 40 minuta, duke e kontrolluar herë pas here që uji të mos shterojë plotësisht.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni kontratën 6 mln dollarë të PD për lobim në SHBA?